Markovski: Fondi për Ballkanin Perëndimor aktor aktiv rajonal i fokusuar në ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimin e bashkëpunimit

Tiranë, 11 shtator – Në prani të ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë të palëve kontraktuese të Fondit për Ballkanin Perëndimor (WBF), vendet anëtare të BE-së, Japonia, Zvicra dhe anëtarët të shoqërisë civile, në Tiranë dje u shënua përvjetori i katërt nga formimi i Fondit për Ballkanin Perëndimor.

 

Drejtori ekzekutiv Gjergji Mura nënvizoi se WBF është bërë një mekanizëm unik për bashkëpunim dhe një shembull i mirë për iniciatiavat rajonale.

“Portofoli ynë mundësoi krijimin e rrjeteve midis 3,400 organizatave të shoqërisë civile, institucioneve arsimore dhe kërkimore, shoqatave kulturore dhe sportive, bizneseve dhe organeve të zgjedhura lokale, nga i gjithë rajoni, i cili përfshinte më shumë se 10.000 pjesëmarrës”, shtoi ai.

Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, fjalim pati edhe ambasadori Danço Markovski.

“Kur e themeluam WBF katër vjet më parë, askush nuk mund ta imagjinonte se në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, kjo organizatë do të bëhej një aktor aktiv rajonal i fokusuar në ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e lidhjes”, tha ndër të tjera Markovski.

Magi Fino, zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, e përshëndeti “transformimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor në një njësi funksionale dhe të suksesshme rajonale”.

Gjatë ekzistencës së tij, Fondi për Ballkanin Perëndimor ka financuar 68 projekte në vlerë prej 900,000 euro.
Në katër viteve të fundit, Fondi për Ballkanit Perëndimor ka siguruar më shumë rrjete në rajon, duke përfshirë 3,400 palë të interesuara dhe më shumë se 10,000 njerëz.

Me mbështetjen e vazhdueshme të qeverive të gjashtë palëve kontraktuese, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, Sekretariati i Ballkanit Perëndimor mbetet i përkushtuar që të ketë më shumë projekte të mbështetura, më shumë organizata të përgjegjshme dhe më shumë bashkëpunim.

Ky është fondi i parë i krijuar nga qeveritë e vendeve të përmendura në Ballkanin Perëndimor, i krijuar më 1 nëntor 2017, dhe zyra e Sekretariatit është në Tiranë. Qëllimet e tij kryesore janë forcimi i bashkëpunimit midis anëtarëve të tij, forcimi i marrëdhënieve dhe kohezioni rajonal dhe, natyrisht, promovimi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Related posts

Për fundjavë nuk ka ndërprerje të komunikacionit në aksin Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë

D V

Prokuroria mund ta thirr Grubin në bisedë pse hyri te spitali modular, ai pyet pse nuk erdhën edhe Sela dhe Taravari?!

Redaksia

BP: Sektori financiar përballet mire me rreziqet nga kriza me koronavirusin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com