Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Markush: Ju mbështesim drejt anëtarësimit në BE përmes bashkëpunimit me bankën popullore

Shkup, 2 prill – Zhurnal.mk – Sllovakia është mbështetëse e madhe e qëllimeve strategjike eurointegruese të vendit tuaj. Nga këtu, është paraparë mundësi për vendosje të bashkëpunimit në disa segmente, mes tjerash edhe në domenin e punës qendrore-bankare. Banka popullore është partnere e fuqishme për realizim të këtyre aktiviteteve të parapara, përmes këmbimit të përvojave dhe përfitimit të njohurive të reja në bashkëpunimin me bankën qendrore të Sllovakisë dhe shtrimë dorën për zbatim të projekteve të përbashkëta dhe përshpejtimit të bashkëpunimit.

Kjo, siç kumtoi Banka popullore, e theksoi ambasadori sllovak, Henrik Markush, në takim me guvernatoren e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, inicuar nga ana e tij, për shkak të mbështetjes së Bankës popullore përmes zbatimit të disa projekteve.

Në takim, guvernatorja shprehi falënderim për mbështetjen e treguar dhe foli për relacionet e vendosura me bankat qendrore nga Sistemi evropian i bankave qendrore, mes tjerash edhe me Bankën popullore të Sllovakisë, me të cilat banka jonë qendrore kohë më parë e përfundoi me sukses tuining-projektin “Përforcim i kapacitetit institucional të Bankës popullore në rrugën drejt anëtarësimit të aj në Sistemin evropian të bankave qendrore (SEBQ)”.

“Këmbimi i përvojave me kolegët evropianë dhe përfitimi i njohurive është angazhim i përhershëm i Bankës popullore, që është edhe vegël e rëndësishme përmes të cilës ndërtohet kapaciteti dhe përforcohet pavarësia e institucionit. Me këtë mundësohet përmbushje më e mirë e qëllimeve dhe detyrave tona, duke siguruar kontribut të konsiderueshëm për zhvillimin e ekonomisë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe kompanive”, theksoi guvernatorja.

Angellovska-Bezhoska theksoi se banka jonë qendrore në domenin e saj të punës ka interes për vendosjen e bashkëpunimit më të ngushtë bilateral me Bankën popullore të Sllovakisë, duke e vazhduar iniciativën e guvernatorit të saj, Peter Kazhimir.

Ambasadori sllovak Markush dhe guvernatorja Angellovska-Bezhoska shprehën angzhim të fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...