Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

“Maroon 5” dhe Megan Thee Stallion e lansojnë bashkëpunimin në muajin mars

Megan Thee Stallion do të bëhet bashkë me grupin “Maroon 5”, për ta lansuar këngën e tyre të re me titull “Beautiful Mistakes”, të mërkurën më 3 mars.

Që të dy artistët e konfirmuan titullin e këngës dhe datën e lansimit të këtij bashkëpunimi, përmes postimit në rrjetet sociale. Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që kjo dyshë, i ka bashkuar forcat nga ana kreative në studion incizuese.

Grupi “Maroon 5” gjatë gjithë muajit shkurt e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. Së fundmi, ata e postuan një fotografi të një veture në Instagram, e cila lë të nënkuptohet se kënga e tyre e re do të jetë bashkëpunim.

Nuk dihet detaje tjera rreth këtij projekti, pasi anëtarët e bendit pop rok apo rep artistja e njohur, ende nuk kanë ndarë pjesë nga melodia apo teksti i këngës.

Në fillim të këtij muaji, Megan Thee Stallion e lansoi këngën e parë për vitin 2021. “I’m A King” e cila vjen në bashkëpunim me reperin nga Dallasi, Bobby Sessions, do të jetë kolonë zanore e filmit të ardhshëm të aktorit Eddie Murphy, “Coming 2 America”.

Ndërkaq, për ta festuar ditëlindjen e saj të 26-të më 15 shkurt, Megan e publikoi videoprojektin “Southside Forever Freestyle”. Përmes tekstit të kësaj kënge, ajo e deklaron veten reperen më të fuqishme në Houston. Mean Thee Stallion gjithashtu ishte pjesë e remixit të hitit të këngëtares Ariana Grande, “34+35”, bashkë me reperen tjetër Doja Cat. Kjo treshe e suksesshme e muzikës e lansoi edhe videoklipin e këtij remixi, ku shfaqeshin shumë seksi dhe atraktive.

Megan Thee Stallion gjatë vitit 2020 e publikoi albumin e saj debutues, “Good News”.

Ndërkohë, kënga e re “Beautiful Mistakes” do të jetë lansimi i parë i grupit “Maroon 5”, prej lansimit të hitit “Nobody’s Love” në vitin 2020. Në muajin janar të këtij viti, vokalisti i bendit Adam Levine, u bë bashkë me këngëtarin Jason Derulo në lansimin e këngës “Lifestyle”.

Postime të ngjashme

Ku është Blerina e saktë e lajmeve?

T E

“Unë jam këngëtarja dhe arkitektja më e suksesshme”, Tayna tregon afirmimet që mbante në dhomë para se të bëhej e famshme

S.B.

“Square” blen shumicën e aksioneve të “Tidal”, Jay-Z vihet në Bordin e drejtorëve

S.B.

Adele ndahet zyrtarisht nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, pas dy vitesh procedura gjyqësore

S.B.

I dashuri i deritanishëm i Rita Orës, Romain Gavras konfirmon se është ndarë nga këngëtarja

S.B.

Çmenduria e Ibrahimovicit në “Sanremo”, suedezi udhëtoi 60 kilometra me motorin e një tifozi të Milanit për të arritur në festival pasi ngeci në trafik

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...