Marrëdhënie në favor të zhvillimit dhe paqes rajonale e botërore

nga Xh M

Kina është e gatshme të çojë përpara marrëdhëniet me vendet të ndryshme për të nxitur paqen dhe zhvillimit rajonal dhe botëror.
Më 15 nëntor pasdite, gjatë pjesëmarrjes në Takimin Jozyrtar të Liderëve të APEK që zhvillohet në Peru, Kyetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping pati një takim me Kryeministrin japonez, Ishiba Shigeru.

Xi theksoi që zhvillimi i Kinës është një rast për botën, dhe aq më tepër për Japoninë dhe vendet e tjera fqinje.
Interesat ekonomike të Kinës dhe Japonisë janë thellësisht të ndërlidhura. Të dy palët duhet t’i përmbahen bashkëpunimit me fitime të përbashkëta dhe të ruajnë sistemin global të tregtisë së lirë dhe stabilitetin e zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit. Duhet të forcojnë koordinimin mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale. Të praktikojnë multilateralizmin e vërtetë, të promovojnë rajonalizmin e hapur dhe të trajtojn së bashku sfidat globale.
Ishiba Shigeru nga ana e tij u shpreh që Japonia dhe Kina janë përgjegjëse për paqen, prosperitetin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta të të dy palëve, për të çuar përpara në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet strategjike dhe reciprokisht përfituese Japoni-Kinë, për të ndërtuar një marrëdhënie konstruktive e të qëndrueshme dypalëshe që kanë rëndësi të madhe për rajonin dhe botën.
Lidhur me çështjen e Tajvanit, qëndrimi i Japonisë për zbatimin e deklaratës së përbashkët Japoni-Kinë 1972 kurrë nuk ka ndryshuar

Gjatë takimit me Kryeministrin e Zelandës së Re, Christopher Luxon, Xi vuri në dukje Kina dhe Zelanda e Re janë anëtarë të rëndësishëm në Azi-Paqësor dhe përplotësojnë mirë njëra-tjetrën në ekonomi. Dy palët nuk kanë mosmarrëveshje në histori, nuk kanë konflikte interesash ndaj duhet të shikojnë njëra-tjetrën si mundësi dhe partner, jo sfidë o kërcënim. Ata duhet të menaxhojnë me gjakftohtësi divergjencat .

Kina ka përfshirë Zelandën e Re në listën e vendeve pa viza për hyrje në Kinë ndaj mirpret më shumë miq të Zelandës së Re të vijnë në Kinë për punë dhe turizëm.

Luxon u shpreh se Zelanda e Re përpiqet për të thelluar partneritetin e gjithanshëm strategjik Zelandë e Re-Kinë. Zbaton në mënyrë të vendosur politikën e një-Kine dhe është gati të ruajë shkëmbimet e nivelit të lartë me Kinën. Gjithashtu të thellojë në mënyrë gjithëpërfshirëse shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomia e tregtia, zhvillimi i gjelbër, dhe ndryshimet klimatike.

Në takimin me Presidentin e Kilit, Gabriel Boric, Xi Jinping vuri në dukje që Kina është gati që bashkë me Kilin të ngushtojnë lidhjet strategjike, të thellojnë bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, të ndajnë mundësitë e zhvillimit dhe të nxisin zhvillimin më të madh të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Kili, për të favorizuar më mirë dy popujt.
Boric u shpreh që Kili zbaton në mënyrë të vendosur parimin e një-Kine dhe është i gatshëm të thellojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Kinën në kulturë, arsim dhe fusha të tjera.
Kili mirëpret më shumë sipërmarrje kineze të shkojnë në Kili për bashkëpunim industrial, infrastrukturor, etj. Kili është gati të ofrojë mjedis të mirë biznesi. Ai mirëpret të mbajë lidhje të ngushtë me Kinën nën mekanizmat shumëpalëshe, si APEK, të kundërshtojnë proteksionizim dhe të ruajnë sigurinë dhe mbarësinë e tregtisë së lirë dhe zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit të botës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More