Shqipëri

Marrëveshja e detit/ Mitsotakis: Turqia të ndjekë shembullin e Shqipërisë. Kjo është mënyra se si shtetet…

Zhurnal Ads

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, reagoi dje për herë të parë pas vendimit që Shqipëria dhe Greqia t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, për të zgjidhur çështjen e detit.

Mediat greke shkruajnë se komentet Mitsotakis i ka bërë pas një takimi me Presidentin qipriot, Nicos Anastasiades, dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia. Ai theksoi se “kjo ishte mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”.

”Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të zonave detare, jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”, u shpreh Mitsotakis.

Kreu i qeverisë greke i kërkoi Turqisë që të ndjekë shembullin e Shqipërisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Greqinë, atë të njohjes së të drejtës ndërkombëtare. “Gjatë periudhës së provokimeve turke ne nënshkruam dy marrëveshje ligjore për demarkacionin detar me Italinë dhe Egjiptin dhe ramë dakord me Shqipërinë për t’u paraqitur në Hagë.

Ne e dimë mirë se rruga drejt dinjitetit kombëtar është shpesh rrugë me pengesa, kjo është arsyeja pse Athina po e kthen diplomacinë në armën e saj. Vetëm aktet e ndershme prodhojnë drejtësi. Shtete si Italia, Egjipti dhe Shqipëria e që pranojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet me ne, janë shtete serioze dhe të përgjegjshme. Ne po provojmë se Ballkani dhe Mesdheu Lindor të bëhen zona të paqes dhe stabilitetit, nëse udhëhiqen nga ligji ndërkombëtar. Në këtë rajon, bashkëpunimi mund të ketë një vend dhe Turqia nëse dëshiron dhe pranon të ndajë të njëjtën logjikë të imponuar nga respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, u shpreh Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Qipron greke.

VENDIMI

Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e kufirit detar mes dy vendeve këtë javë, pas takimit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

”Me shumë kënaqësi mund ta them nga ana ime, ministri patjetër nga ana e tij, që kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi ‘I’ në bazë të ekspertizës dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin e tyre, sepse çështja e detit nuk është më një çështje me të cilën mund të bëjnë as propagandën e tyre të shpifur antigreke, që është një turp dhe as elektorat patriotik në Shqipëri, apo dhe në Kosovë”, u shpreh Kryeministri Rama gjatëkonferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm grek në Tiranë. Nga ana e tij, ministri Dendias shprehu dakordësi për dërgimin e marrëveshjes në Hagë. “Jam shumë i lumtur për këtë gjë, për të përsëritur atë që Kryeministri sapo tha, se duke analizuar dhe ekzaminuar këtë çështje, ne kemi rënë dakord që të kalojmë si Shqipëri dhe si Greqi së bashku në kalimin e kësaj çështjeje në të drejtën ndërkombëtare, në Gjykatën e Hagës. Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë mbështetet pikërisht në një qëndrim të të dyja vendeve në legalitetin e përbashkët për zgjidhjen e çdo konvergjence dhe divergjence që mund të ketë”, tha Dendias.

Por Kryeministri Rama i kujtoi qeverisë greke se nuk është e nevojshme që problematikat mes dy vendeve tëçohen në Bruksel për t’u kthyer më pas në kushte të reja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, siç ka ndodhur një vit më parë për çështjen e pronave dhe të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Postime të ngjashme

Transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari

admin

Mesazhi i Presidentit Meta: Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër

S.B.

Tërmeti i fuqishëm, Veliaj: Lutjet tona u drejtohen miqve tanë në Izmir & Samos

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...