Bota

Marrëveshja e Parisit, SHBA tërhiqet zyrtarisht

Pas tre vitesh vonesë, SHBA është bërë vendi i parë në botë që tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Presidenti Trump e njoftoi lëvizjen në qershor 2017, por rregulloret e Kombeve të Bashkuara bënë që vendimi i tij të hynte në fuqi vetëm sot, pikërisht në ditën pas zgjedhjeve në SHBA. Shtetet e Bashkuara mund t’i ribashkohen marrëveshjes në të ardhmen, nëse një president zgjedh ta bëjë këtë. Marrëveshja e parisit u hartua në 2015, për të forcuar reagimin global ndaj kërcënimit të ndryshimeve klimaterike. Ajo synon të mbajë rritjen globale të temperaturave këtë shekull 2 gradë mbi nivelet paraindustriale.

Përpjekje të mëparshme për të krijuar një pakt global mbi ndryshimet e klimës kanë dështuar për shkak të politikës së brendshme të SHBA-së.  Administrata Klinton nuk mundi të siguronte mbështetjen e senatit për protokollon e Kyotos të dakorduar në 1997. Ndaj, në prag të bisedimeve për marrëveshjen e klimës në paris, negociatorët e presidentit Barak Obama donin të garantonin se do të duhej kohë për SHBA-në për të dalë nga marrëveshja nëse do të kishte një ndryshim lidershipi.

Edhe pse marrëveshja u firmos në dhjetor 2015, ajo hyri në fuqi në 4 nëntor 2016, 30 ditë pasi të paktën 55 shtete që përfaqësojnë 55 për qind të emetimeve në shkallë globale e ratifikuan atë. Asnjë vend nuk mund të njoftojë daljen nga marrëveshja deri sa të kenë kaluar tre vite nga data e ratifikimit. Edhe atëherë, një vendi anëtar do t’i duhet të presë 12 muaj nga njoftimi i OKB-së e deri në daljen e plotë.

Postime të ngjashme

Kanadaja mund të miratojë vaksinën për COVID-19 të Pfizer ‘rreth dhjetorit’

S.B.

Indi, shkon në rreth 7.5 milionë numri i rasteve me Covid-19

admin

Covid-19 : Shtretërit intensivë në Europë po mbushen

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...