Marrëveshja e Prespës dhe edu-horizontet e reja maqedonaso-greke

Manastir, 12 shtator – Bashkësitë akademike nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia me Marrëveshjen e Prespës morën edu-horizonte të reja për bashkëpunim të ndërsjellë ndërkombëtar. Kjo është mundësuar veçanërisht nga neni 15 i Marrëveshjes i cili i referohet bashkëpunimit në fushën e shkencës, arsimit dhe hulumtimit, fushën kreative për ekspertët e lartë profesional maqedonas dhe grekë.

 

Neni 15 i Marrëveshjes së Prespës është situatë win-win, një kapixhik në avli deri tani të pakapërcyeshme, një dokument që mundëson mobilizimin e universiteteve, kuadrit akademik, shoqërive shkencore dhe organizatave të dedikuara për veprimtari shkencore. Për të kujtuar, marrëveshja e nënshkruar më 17 qershor 2018 nga ministrat e jashtëm të atëhershëm të të dy vendeve Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kozijas, bazohet në 20 nene dhe një Preambulë në të cilat vërtetohet dëshira për fqinjësi të mirë dhe besim të ndërsjellë, ndërsa në nenin 15 theksohet bashkëpunimi në fushën e shkencës, arsimit, hulumtimit dhe teknologjive të reja.

Bashkëpunimi shkencor-hulumtues para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës

Bashkëpunimi akademik mes dy shteteve para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës u bë i mundur me Marrëveshjen e përkohshme maqedonaso-greke të nënshkruar në vitin 1995 në Nju-Jork, respektivisht me të ashtuquajturin Interim Accord, të cilin e nënshkruan ministrat e atëhershëm Stevo Cërvenkovski dhe Karolos Papulas. Me zgjidhjen ligjore, bashkësitë akademike e të dy vendeve mund të përdorin pa penguar segmentin e Marrëveshjes për zhvillimin e veprimtarisë shkencore dhe hulumtuese të individëve dhe institucioneve, të cilat në vend të proaktivitetit, për fat të keq, prezantuan pasivitet.

Një dekadë më vonë, një shans i ri për bashkëpunim u krijua përmes fondeve IPA të përcaktuara me Rregulloren nr. 1085/2006 të miratuar nga Këshilli i Evropës më 17.7. të vitit 2006, një instrument ky me të cilin shtetit tonë (atëherë IRJM/FYROM) pas vitit 2005, respektivisht pas marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Ndërkohë, ende shfrytëzohen në mënyrë të pamjaftueshme mundësitë për aplikime të përbashkëta të projekteve, ndërsa konfirmim për këtë është periudha hulumtuese 2007-2013 në të cilën nuk erdhi në shrehje potenciali i bashkësive akademike, e duket se situata nuk është më mirë as në periudhën 2014-2020, e cila për shkak të pandemisë nuk është përfunduar zyrtarisht. Hulumtimi i këtij segmenti të bashkëpunimit si tregues i matshëm, bën të ditur në përfshirjen e pamjaftueshme të bashkësisë akademike dhe paaftësisë së saj për të hequr qafe problemin e mirënjohur politik midis dy shteteve fqinje.

Bashkëpunimi partner i institucioneve akademike në periudhën 2007-2013

Bashkëpunimi ndërkufitar në kuadër të programit IPA në këtë periudhë realizohet përmes 47 projekteve maqedonaso-greke, por institucionet akademike ose universitetet nga të dyja shtetet janë të përfshira në vetëm pesë projekte të përbashkëta. Sipas hulumtimit tonë, projekte të përbashkëta zbatohen nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit nga Shkupi dhe Fakulteti i Shkencave Bioteknike nga Manastiri me Institutin Arsimor Teknologjik nga Kozhani, në projekt të posaçëm marrin pjesë Fakulteti i Bujqësisë nga Strumica i cili punon në përbërje të Universiteti “Goce Dellçev” dhe Universiteti Aristotel ngaSelaniku, në këtë periudhë bashkëpunojnë drejtpërdrejt Shkolla e Lartë Mjekësore nga Manastiri me Shkollën e Stomatologjisë nga Selaniku, si dhe Fakulteti i Shkencave Bioteknike nga Manastiri me Fakultetin e ndërtimtarisë nga Selaniku. Rishikimi tregon për bashkëpunim të pamjaftueshëm midis universiteteve të dy shteteve, por ana e mirë është se në raste individuale ata bashkëpunojnë me vetëqeverisjet lokale, shërbimet komunale, spitalet dhe institucionet e tjera maqedonase, derisa nga pala greke proaktivitet të konsiderueshëm tregojnë Qendra për hulumtime dhe teknologji-Hellas, si dhe Instituti i Edukimit Teknologjik, TEI nga Serresi.

Bashkëpunimi partner i institucioneve akademike në periudhën e viteve 2014-2020

Sipas të dhënave për projektet IPA për bashkëpunim ndërkufitar dhe transnacional, situata në këtë periudhë është relativisht e përmirësuar, analizuar nga aspekti i numrit të aplikimit të përbashkëta të projektit në të cilat marrin pjesë fakultete nga universitetet, por më e vogëk në aspektin cilësor, nëse analizohet numri i përgjithshëm i projekteve të mbështetura nga BE-ja në kuadër të programit IPA. Gjegjësisht, në këtë periudhë aktive janë 40 projekte, e në 7 prej tyre marrin pjesë drejtpërdrejt universitete nga të dyja shtetet. Nga hulumtimi mund të veçohet bashkëpunimi i përbashkët midis Fakultetit të teknologjive informatike dhe komunikuese, FIKT-Manastir me Laboratorin e informatikës mjekësore nga Selaniku, bashkëpunimi midis Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike-Shkup dhe Institutit Edukativ Teknologjik Aleksandrian nga Selaniku, që gjithashtu mbështetet nga Këshilli grek i Energjisë Atomike, projekt të përbashkët realizojnë Fakulteti i Pyjeve-Shkup dhe Instituti i Bimëve, Burimeve Gjenetike dhe Bujqësisë-Selanik, projekt të përbashkët realizojnë FEEIT-Shkup dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë -Selanik, si dhe Universiteti Shën. Apostulli Pal-Ohër i cili bashkëpunon me Qendrën hulumtuese për Evropën Juglindore me seli në Selanik.

Periudha e viteve 2014-2020 ka një anë tjetër të mirë, e kjo është numri i shtuar i projekteve të kombinuara, gjithsej 23, në të cilat bashkësia akademike bashkëpunon me organizata joqeveritare, institucionet publike dhe private, komuna dhe përfaqësues të tjerë të vetëqeverisjes lokale. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe proekativë janë ekspertë nga Shoqëria Shkencore Maqedonase-Manastir, Shkolla e Lartë Mjekësore-Manastir, Fakulteti i Turizmit dhe Gastronomisë-Ohër, e nga pala greke kontributin e vet e kanë Observatori Kombëtar nga Athina, Fakulteti i Ndërtimtarisë-Patras, Qendra Kombëtare për Hulumtim “Demokriti”, Instituti Arsimor Teknologjik i Aleksandrit nga Selaniku etj.

Neni 15 i Marrëveshjes së Prespës

Bashkëpunimi i hapur në shkencë, arsim, kulturë, hulumtim, teknologji, shëndetësi dhe sport është i garantuar përmes nenit 15 të Marrëveshjes së Prespës dhe përmban edu-horizontet e reja. Në epokën e revolucionit të ri industrial, bashkëpunimi më i thellë është veçanërisht i rëndësishëm dhe kjo është arsyeja pse Neni 15, ndër të tjera, thekson se të dyja shtetet do të zhvillojnë dhe përmirësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë shkencor, teknologjik dhe teknik, si dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit. Për të arritur qëllimet, të dyja shtetet do të intensifikojnë shkëmbimin e informacioneve, dokumenteve dhe do të përmirësohen qasja deri te institutet shkencore-hulumtuese, arkivat, bibliotekat dhe institucionet e ngjashme.

Është veçanërisht e rëndësishme që të dyja shtetet do të inkurajojnë bashkëpunimin e individëve dhe institucioneve kushtuar shkencës dhe arsimit. Në nenin 15 theksohet edhe mbështetja e manifestimeve dhe programeve shkencore-mësimore, si dhe konferenca dypalëshe në të cilat janë përfshirë përfaqësues të bashkësisë akademike, dhe gjithashtu do t’i kushtojë vëmendje të veçantë dhe do të investojë në zhvillimin dhe aplikimin e teknologjive të reja, teknologjive digjitale dhe nanoteknologjisë në mënyrë që ruan mjedisin si një e mirë publike. Për këtë qëllim, Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të zhvillojnë bashkëpunim midis qendrave të tyre hulumtuese, individëve hulumtues dhe institucioneve të tjera akademike. Cilësia shtesë e Nenit 15 jep mundësinë që të dyja shtetet të përqëndrohen në lidhjet kulturore, mbështetjen e artit, kinematografisë, teatrit, muzikës dhe valles, por edhe sportit, por edhe sportin, shëndetësisë dhe mbrojtjes shëndetësore.

Bashkëpunimi në shkencë, arsim, kulturë, hulumtim dhe inovacion mund të promovojë sinergji të re në nivele të ndryshme, komunikime të drejtpërdrejta, aktivitete dhe vlera të përbashkëta promovuese. Për dëshira dhe synime të tilla ekziston plan veprimi i përcaktuar midis dy qeverive dhe i nënshkruar më 2 prill të vitit 2019 në Shkup, por ndërkohë duhet të mblidhen forcat për qasje partneriteti, kapacitet më të madh absorbues dhe tejkalim deri në nivelin e minimizimit të politikave ditore që ndikojnë drejtpërdrejt në harmoninë e dëshiruar të “Gaudeamus igitur”-it akademik. Një partneritet i vërtetë duhet të përfshijë përgatitje të përbashkët, hulumtime të përbashkëta dhe logjistikë të brendshme, dhe kjo është më efektive sesa memorandume deklarative, karta, marrëveshje dhe ngjashëm.

Avlia u bë me kapixhik. Marrëveshja e Prespës hapi një portë hyrëse përmes oborreve fqinje, e muri që ishte i pakapërcyeshëm duhet të jetë urë (por jo deklarative) mbi të cilën bashkësia akademike do të lëvizë në dy drejtimet. Nëse dihet që shkenca nuk toleron izolimin dhe kufijtë, atëherë është koha që bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në fushën e shkencës të pulsojë përtej këtij rajoni.

Related posts

Filipçe: Të mos jetojmë të mbyllur, të vaksinohemi masovikisht

D V

Në Strugë nuk ka më vende të lira në spital

Redaksia

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com