Maqedoni TOP LAJM

Marrëveshja e Prespës krijoi partneritet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

Zhurnal Ads

Shkup, 16 shtator, zhurnal.mk – Marrëveshja e Prespës, përveç se e zgjodhi çështjen e hapur tridhjetëvjeçare ndërmjet dy vendeve fqinje, krijoi edhe lidhje dhe partneritet dhe sot Greqia është mbështetëse e fuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e saj të integrimit në BE, kanë vlerësuar kryeministri Zoran Zaev dhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropullu në takimin e sotëm në Athinë.

Kryeministri Zaev shfaqi bindje se Greqia do të jetë një nga lobistët kryesorë për fillim të suksesshëm të konferencës së parë ndërqeveritare me Këshillin e BE-së, me të cilën do të fillojë procesi i bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Presidentja e Greqisë ka vlerësuar se marrëdhëniet bilaterale mes të dyja vendeve kanë hyrë në epokën e re dhe siç bënë të ditur nga Kabineti i saj, e ka uruar Zaevin për rizgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit, informoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sakellaropullu ka folur për rëndësinë që të zbatohet Marrëveshja e Prespës me qëllim që të ketë thellim të marrëdhënieve bilaterale të të dyja vendeve dhe e ka përmendur mbështetjen e fuqishme nga Greqia për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Presidentja greke e ka njoftuar kryeministrin Zaev edhe për aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor, gjatë kësaj duke shtuar se BE-ja dhe vendet e rajonit duhet të dërgojnë porosi të qartë se dhuna nuk sjell drejtësi, ndërsa prosperiteti i popujve bazohet në marrëdhëniet e mira fqinjësore, për çka Zaevi ka theksuar se Greqia mund të mbështetet në Maqedoninë e Veriut fqinje.

Dy bashkëbiseduesit kanë folur edhe për potencialet për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik i cili duhet të nxitet edhe nga mbledhja e dytë e Këshillit të Bashkëpunimit në nivel të Qeverive në Athinë në të cilin do të bisedohet për zbatimin e mëtutjeshëm të Planit Aksional për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, siç është paraparë në Marrëveshjen e Prespës.

Në takim, nga pala e Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Dikasteret Ekonomikë dhe Investime Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Postime të ngjashme

Pendarovski: Shanset për bisedimet, minimale

T E

Strugë, nxënësit bojkotojnë mësimin online

XH,I

Në UT “Inno Tech Club” bashkëbisedoi me studentët për inovacionet teknologjike dhe mundësitë e zhvillimit të karrierës

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...