Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Marrëveshja e Prespës mundësoi forcimin e bashkëpunimit, por edhe aleancës

Shkup, 29 janar – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot mbajti takimin e parë të punës me ambasadorin e sapoemëruar dhe të autorizuar të Republikës së Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Rusos Kunuros.

Duke i dëshiruar sukses ambasadorit Kunduros në kryerjen e funksionit të ri, Dimitrov shprehu bindjen se përvoja e deritanishme profesionale e ambasadorit do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin me dy vendeve.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës mundësuan përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe aleancë natyrisht për dy vendet fqinje, që reflekton përmes mbështetjes të cilën Greqia ia jep Maqedonisë së Veriut për ardhmërinë e saj evropiane të rajonit”, theksoi Dimitrov duke e potencuar nevojën e një bashkëpunimi më të fuqishëm si në kontekstin e euro- integrimeve ashtu edhe në fushat që do të jenë në dobi të drejtpërdrejtë për qytetarët.

“Bashkëpunimi ynë vazhdon dhe do të thellohet në periudhën e ardhshme në kuadër të Memorandumit për shpejtimin e procesit integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (nënshkruar në prill të vitit 2019) përmes këmbimit të përvojës, ekspertizës dhe njohurisë në zbatimin e politikave evropiane”, theksoi Dimitrov.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të këtij lloji të bashkëpunimi mes dy vendeve në sfera konkrete të së drejtës tregtare, energjetikë dhe aksione klimatike përmes pjesëmarrjes së ekspertëve grek në institucionet nacionale, si dhe organizim i seminareve onlajn në tema lidhur me integrimin evropian në kuadër të instrumentit TAEKS.

Në vazhdim të takimit bashkëbiseduesit diskutuan edhe për aktivizimin e mundshëm të Komitetit të përbashkët për shqyrtimin e sferave të tjera konkrete, si dhe metoda të bashkëpunimit.​​ (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...