Marrëveshja e Prespës vendim i guximshëm, vetëm me këtë ritëm progresi është i arritshëm!

nga I.A

Shkup, 17 qershor – Ndonjëherë datat nuk janë vetëm numra kalendarik por janë vetë historia, janë momente që kujtohen kuptohet rëndësia e tyre. E tillë është edhe data e sotshme që shënon gjashtë vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Prespës. Marrëveshje që i dha fund kontestin disa dekadësh me shtetin fqinjë, Greqinë. Një marrëveshje e mirë do të thotë përpjekje për një të ardhme më të mirë. Kjo marrëveshje hapi rrugën vendit për të bërë vend anëtarë në aleancën më të fortë ushtarake në botë, NATO. Përmes kësaj marrëveshje Maqedonia e Veriut hapi rrugën për të vazhduar tutje për anëtarësim në BE. Pra, vendi nuk humbi asgjë vetëm se fitoi shumëçka, shkruan Zhurnal.

Marrëveshja e Prespës vendim historik dhe i guximshëm –

Pikërisht gjashtë vjet më parë, më 17 qershor të vitit 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga pala greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve. Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është hapur rruga për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marrëveshja u nënshkrua në periudhën kur tek fqinji jonë jugor në pushtet ishte SYRIZA, ndërsa tek ne LSDM-ja dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në praninë e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mediatorit negociues Methju Nimic, ish-komisionerit për Zgjerimin e BE-së Johanes Han dhe ish- Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë dhe Siguri, Federika Mogerini dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të dy vendeve.

Tetë muaj pas nënshkrimit dhe pas ratifikimit në Kuvendin tone dhe në Parlamentin grek, Marrëveshja hyri në fuqi më 12 shkurt të vitit 2019.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë u riemërua Republika e Maqedonisë së Veriut, shtetësia maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore dhe gjuha maqedonase.

Vendi u bë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe pjesërisht iu hap rruga për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa në jug, siç dëgjohej shpesh herë nga të dyja palët, vendi fitoi nj vend mik, por edhe aleat.

Zgjidhjes së kontestit i paraprinë negociatat që zgjatën për 27 vjet, periodikisht ato ishin me ritme të shtuara dhe takime më të shpeshta, por kishte edhe periudha kur ato ishin në ngërç dhe ndërprerje, por gjithmonë përfundonin pa një zgjidhje të pranueshme reciprokisht, derisa në fund të vitit 2017 kur bisedimet u intensifikuan pas një ngecjeje thuajse trevjeçare dhe u arrit Marrëveshja.

Vendimi radhës i guximshëm e i domosdoshëm është mbyllja e kontestit me Bullgarinë –

Kontesti i hapur mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është shkaku i prolongimit të marrjes së datës për fillim të negociatave me BE-në. Por ky është një problem që nuk bllokon vetëm një shtet, janë dy shtetet që bllokohen nga ky kontest i pa mbyllur ende. Shqipëria mollë-sherri nga mungesa e një zgjidhje mes këtyre dy shteteve. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vlerësuar se duhet të shkojnë bashkërisht si bllok në Bashkimin Evropian, prandaj edhe nuk parapëlqehet një ndarje e Shqipërisë nga krerët e BE-së.

Viteve të fundit pati ndryshime të mëdha dramatike në dy shtetet si në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, ku kishim dy kryeministra të rinj me plotë entuziazëm e energji për ta zgjidhur këtë kontest. Dimitar Kovaçevski nga RMV, dhe Kirill Petkov nga Bullgaria, në fillimet e tyre patën një fluks takimesh e lëvizje progresive duke ngjallur shpresë e optimizëm, u formuan komisione historike, që gjitha çështjet të zgjidhen dhe të vihet deri te një marrëveshje për fqinjësi të mirë, dhe Bullgaria ta heq veton t’i hap rrugë dy shteteve për anëtarësim në BE.

Përveç ndryshimit kushtetues, propozimi francez bën pjesë të kornizës së negociatave me BE marrëveshjet bilaterale të RMV me Greqinë dhe Bullgarinë. Në pikën 5 të Kornizave Negociuese që shoqërojnë propozimin francez përfshihet parashikimi se përparimi i negociatave do të përcaktohet nga progresi i RMV në përgatitjen për anëtarësim. Ky progres do të matet specifikisht, ndër të tjera, me “përkushtimin ei Maqedonisë së Veriut për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim më të ngushtë rajonal, duke përfshirë edhe arritjen e rezultateve të dukshme dhe zbatimin e marrëveshjeve bilaterale me vullnet të mirë, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e vitit 2017 për Marrëdhënie të Mira Fqinjësore me Bullgarinë .”

Zyrtarisht, Bashkimi Evropian shpalli hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 19 Korrik 2022. Kjo erdhi 17 vite pasi Maqedonia e Veriut mori statusin e vendit kandidat, dhe 13 vite pas rekomandimit fillestar të Komisionit Europian për fillimin e negociatave të anëtarësimit me RMV. Në fjalimin e saj të 19 Korrikut, von der Leyen foli për “durimin strategjik, me bollëk” të treguar nga dy shtetet. Por edhe sa durim strategjik do t’u duhet të vazhdojnë të tregojë Republika e Maqedonisë së Veriut?

Kujtojmë që, Maqedonia e Veriut, aktualisht ndodhet në procesin e shqyrtimit të ligjeve të Bashkimit Evropian, në të cilin një vend familjarizohet me legjislacionin e BE dhe detyrimet që ato nënkuptojnë, ndërsa, në të njejtën kohë Komisioni Evropian ekzaminon nivelin e përgatitjes së tij. Ky proces është hapi i parë në procesin më të gjatë të negociatave të anëtarësimit.

Prandaj, tani në këtë fazë është shumë e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet fqinjësore me Bullgarinë që kanë qenë edhe pengesa kryesore ndër vite që bllokonte Maqedoninë e Veriut drejtë anëtarësimit në BE. Tani kur kjo bllokadë është hequr, dhe RMV është kushtëzuar për të bërë ndryshimet Kushtetuese që pakicat bullgare të futen si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit, kjo sipas propozimit francez që kanë pranuar dyja shtet. Dhe, tani prishja e marrëdhënieve prish punën e arritur deri më tani. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More