Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Marrëveshja e Washingtonit do ta shndërrojë Kosovën në nyje të rëndësishme në Ballkan

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të premten e kaluar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Washington.

Kjo marrëveshje u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njërën nga pikat e marrëveshjes është sigurimi i financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla e të mesme, lidhja hekurudhore Prishtinë-Merdare dhe ajo Nish-Prishtinë.

Sipas Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, kjo marrëveshje do ta bëjë normalizimin ekonomik vendit.

Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka tha për Telegrafin se, ndërtimi i infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore do ta shndërroj Kosovën në nyje të rëndësishme transporti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Oda Ekonomike Amerikane e ka vlerësuar pozitivisht marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Washington, e të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe funksionalizimi i transportit hekurudhor ndërmjet dy shteteve, por edhe shtrirja e tij deri në Detin Adriatik, ofron mundësi të reja më efikase për transportuesit nga Kosova por edhe e shndërron Kosovën në nyje të rëndësishme transporti në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Zeka.

Sipas tij, eliminimi i barrierave teknike dhe politike do të ndihmonte edhe në promovimin e parimeve të së marrëveshjes për Zonën e mini-Schengenit.

“Përmirësimi i lidhshmërisë dhe eliminimi i barrierave teknike e politike do të ndihmonte edhe në promovimin e parimeve të së marrëveshjes për Zonën e mini-Schengenit, pjesë e të cilës tashmë do të jenë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Financimi që do të ofrohej nga dy institucionet financiare amerikane DFC dhe EXIM Bank do të ofronte një burim të ri të qasjes në financa me kushte më të volitshme, ndërsa krahas financimit për projektet infrastrukturore, i rëndësishëm është edhe qasja e lehtësuar në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha ai.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit amerikan Donlad Trump.

Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor 2019, presidenti Trump e emëroi Richard Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime. 

Postime të ngjashme

Ministria tregon pse e publikuan listën me bizneset që përfituan nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike

S.B.

Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19

S.B.

Sot seanca e radhës ndaj komandant “Ujkut”

S.B.

Shefi i zyrës së BE-së reagon pas publikimit të emrave të bizneseve që fituan më shumë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

S.B.

Reshitaj zbulon detaje nga mesazhi që i dërgoi Daut Haradinaj në ditën kur Vjosa Osmani votohej për presidente

S.B.

Bajrami i reagon Muratit: Nëse je transparent publikoji edhe përfituesit e pakos nga Qeveria Kurti 1

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...