Kosovë

Marrëveshja e Washingtonit mirëpritet nga prodhuesit vendës

Zhurnal Ads

Marrëveshjet ekonomike në Washington po mirëpriten nga pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.  Sipas tij, marrëveshja do të ketë impakt pozitiv, teksa thotë se është hera e parë që do të përfitojë Kosova nga Serbia.

Palushi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Kosova do të përfitojnë edhe nga marrëveshja në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.

“Mendoj se shumë prej pikave të kësaj marrëveshje do të kenë impakt pozitiv dhe mendoj që ndoshta për herë të parë të historisë është një moment kur shqiptarët do të përfitojnë nga serbët sepse gjithmonë  ka qenë Serbia ajo që ka përfituar në aspektin ekonomik”.

“Me investimet që është paraparë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe mendoj se do të ketë jo vetëm investim, por edhe orientimi i shfrytëzimit të këtyre transportit rrugor dhe hekurudhor do të bëjë që një pjesë të madhe ta ketë Shqipëria por edhe Kosova”, tha ai.

Palushi e ka mirëpritur edhe marrëveshjen e mini-shengenit, që sipas tij do t’iu ndihmojë kompanive në qasje më të lehtë në këto vende.

Ai thotë se kompanitë të cilat kanë eksport do të mund ta rrisin shumë më lehtë kompaninë, duke thënë se do të largohen shpenzimet nëpër doganë.

“Kur flasim për mini-shengenin, mendoj që edhe ashtu për kompaninë tonë, pasi që jemi prezentë në të gjitha vendet e Ballkanit, sigurisht që do të na ndihmojë një qasje edhe më të lehtë në këto vende”.

“Mendoj që për kompanitë e konsoliduar të Kosovës, do të jetë ndoshta më mirë dhe më lehtë sepse kompanitë të cilat kanë eksport do të mund ta rrisin shumë më lehtë kompaninë, pa pasur nevojë për burokraci, e sidomos nëpër doganë, por edhe e ka kosto shtesë pasi që kërkohet shumë dokumente e analiza. E eliminimi i të gjitha këtyre do të bëjë që ne të jemi më shumë në tregun në përgjithësi”, tha Palushi.

Teksa ka folur për eksport, Palushi thotë se kompania e tij është prezentë në gjithë botën. Ai thotë se pavarësisht pandemisë, eksporti është rritur por ka pësuar rënie në tregun vendës.

“Po sigurisht se është e vështirë qasja në këto tregje, e mos të flasim për këtë vit për shkak të pandemisë, ku na është pamundësuar lëvizja e lirë sidomos e stafit e cila merret me eksport që janë të pajisur me viza, kurse për të tjerët nuk mund të merren viza”.

“Kjo e ka vështirësuar qasjen në këto tregje por pavarësisht kësaj ne këtë vit kemi pas rritje të eksportit dhe kjo na ka krijuar një balancë pasi që kemi pasur rënie në tregun vendor por rritja e eksportit në një mënyrë e ka balancuar rënien në Kosovës”, u shpreh Palushi.

Postime të ngjashme

IKSHPK: Qëndroni në shtëpi, ajri nuk është i shëndetshëm

S.B.

Edhe drejtori i Policisë, në aksionin e madh të Njësisë Speciale

admin

Albin Kurti: Nuk do e respektoj marrëveshjen e Washingtonit kur të kthehem në detyrë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...