Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Marrëveshja Kosovë-SHBA, ministrja Haradinaj publikon detaje

Marrëveshja Kosovë-SHBA, ministrja Haradinaj publikon detaje Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë detaje për marrëveshjen që ka nënshkruar Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

Në një shkrim në Facebook, minstrja Haradinaj ka shkruar se marrëdhënia kryesore strategjike e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës thellohet edhe më tej sot me nënshkrimin e Marrëveshjes për Nxitje të Investimeve.

Ajo tha se këtë marrëveshje e ka propozuar në mbledhje të qeverisë me datë 7 tetor ku edhe është miratuar.

“Kjo marrëveshje që u nënshkrua sot nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e SHBA-ve, afirmon dëshirën e përbashkët për nxitjen e aktiviteteve shumë të nevojshme ekonomike amerikane në Republikën e Kosovës që promovojnë zhvillimin e burimeve dhe kapaciteteve ekonomike të Republikës së Kosovës, rrisin punësimin, prosperitin e mirëqenien për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu mundëson konkretizimin e zotimeve për projekte ekonomike të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndërmarra në Marrëveshjen e datës 4 Shtator 2020 në Ëashington D.C. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si djep i lirisë dhe prosperitetit, që Kosovës i qëndroi pranë gjithmonë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj të vërtetë”, ka thënë ajo.

Postime të ngjashme

Babai i të dy dëshmorëve gjendet i vdekur në pusetë, rasti nën hetime

T E

Kosovë, 6 të vdekur e 592 të infektuar

T E

“6 mijë euro për 600 vota” – si ishin manipuluar qindra vota në favor të Haradinaj-Stubllës

T E

Bekimi rrëfen rënien e Jasharëve, ai ishte në Gjermani me Rifatin, kush ia dha lajmin?

T E

Shtrenjtohet prodhimi në Kosovë

T E

Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari rezultoi me pavarësinë e Kosovës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...