Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Marrëveshja me Fronteksin, nuk është nënshkruar për shkak të rezervave të Bullgarisë

Shkup, 29 janar – Për nënshkrimin e marrëveshjes së Maqedonisë së Veriut me Fronteksin ekziston interes I dukshëm edhe në vetë Bashkimin Evropian kjo çështje të rregullohet, duke pasur parasysh gjeografinë tone. Kriza e emigrantëve në vitet 2015 dhe 2016, ruta ballkanike dhe territori specifik, e bën kufirin tone të rëndësishëm për këtë çështje, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov në konferencën “Roli I mediumeve dhe organizatave qytetare në procesin e integrimeve”.

“Marrëveshja nuk është nënshkruar. Ne ishim mes vendeve të para që I mbylli negociatat në mënyrë thelbësore dhe përmbajtjesore lidhur me të drejtat, obligimet, përgjegjësitë nga Fronteksi. Çështja kryesore dhe e fundit është kjo që tani u paraqit me këtë sfidë të tanishme, përkatësisht gjuhën maqedonase, ajo që Bullgaria ka rezerva lidhur me formulimin e gjuhës maqedonase”, tha Dimitrov.

Nga ana tjetër, theksoi Dimitrov, pozicioni ynë është se kjo marrëveshje si edhe marrëveshjet me të gjitha shtetet e tjera, që e kanë nënshkruar në gjuhën serbe, malazeze…, duhet të nënshkruhet edhe në gjuhën maqedonase. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...