Marrëveshja për targat – VV thotë se Serbia e njohu Kosovën

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollqaku, në seancën e Kuvendit, ka folur për reciprocitetin me Serbinë për targa.Ajo ka thënë se kjo marrëveshje, defacto është njohje e Kosovës nga Serbia.

“Sipas marrëveshjes grupi punues duhet të dalë me një zgjidhje për këtë çështje. Zgjidhja përfundimtare mund të jetë më e mirë se kjo aktuale. Me vendosjen e trupave të KFOR-it, janë vendosur në pikat kufitare për të qartësuar dhe mos të lejojnë asnjë konflikt. Ata që kanë pritur marrëveshje përfundimtare mund të ndjehen zhgënjyes sepse secila marrëveshje e as kjo nuk mund ta sjellë njohje, por defacto e sjell njohjen nga Serbia. Kjo marrëveshje ka një të metë që është dashtë të vendoset më herët”,tha ajo.

Kurse Abelard Tahiri shef i GP te PDK, ka thënë se, ka thënë se Qeveria e Kosovës i legalizon targat ilegale nga Serbia.

“Çdo vendim i Qeverisë që është karshi Serbisë, ne e përkrahim. Mirëpo çka ndodhi 2 java. Për dy dekada, Serbia ka lëshuar targa ilegale për qytetarët e saj. E çka bën Qeveria e Kosovës, arritur në një marrëveshje të dëmshme, e cila legalizon targat GL, PZ, PR, që Serbia i lëshon për qytetarët e saj. Pra këto targa lëshohen nga Kosova për qytetarët e saj.Kjo marrëveshje, Serbia lëshon për katër qytetet e Kosovës, për territorin tonë. Shpresoj se mjetet demokratike të na mjaftojnë të i’u ndalim”.

Related posts

Si pasojë e një aksidenti lëndohen tre persona në Vushtrri

N E

Akuzat e ish-gjyqtarit Simmons, BE thotë se qëndron pranë EULEX-it dhe arritjeve të tij

D V

COVID-19 po dëmton sistemin nervor, shkakton mpiksje e dëmtim të enëve të gjakut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More