Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiq shkarkon ambasadoren në Zagreb

nga Xh M

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në Fletoren Zyrtare të Serbisë.

Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë ende ndonjë arsye specifike, por zhvillimi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve mes Serbisë dhe Kroacisë, pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Gjithashtu, me dekretin e Presidentit të Republikës, të nënshkruar më 20 mars, Ivo Vojvodiç është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Serbisë në Slloveni, Milan Raviç në Bullgari dhe Davor Trkulja në Etiopi. Këto dekrete hyjnë në fuqi të nesërmen e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More