Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë për mbrojtje të shkëmbimit të informacioneve të klasifikuara

Shkup, 1 mars, zhurnal.mk – Qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë firmosën Marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë të informacioneve të klasifikuara të shkëmbyera.

Në emër të dy qeverive, Marrëveshjen në Shkup e firmosën drejtorët e organeve kompetente të sigurisë kombëtare për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara.

Siç njoftoi Drejtoria për siguri të informacioneve të klasifikuara, gjatë takimit është biseduar për relacionet ekzistuese dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe për mundësitë e reja për bashkëpunim më të madh në fushat që përfshinë shkëmbim të informacioneve të klasifikuara, përcjell Zhurnal.mk.

Njëherësh, u vërtetuan përpjekjet e ndërsjella për të intensifikuar bashkëpunimin e ngushtë dhe riafirmimin e procesit në ndërtimin e besimit mes dy vendeve si shembull për marrëdhënie të mira fqinjësore, theksohet në komunikatën e Drejtorisë për siguri të informacioneve të klasifikuara.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...