Agjencia Zhurnal.mk

Marrja e lejes për punë bankës Eurostandard nuk do të ndikojë në stabilitetin e tregut të obligimeve

Shkup, 13 gusht – Tregu i sigurimeve mbetet stabil dhe zhvillimi i ngjarjeve rreth bankës Eurostandard nuk do të ndikojnë negativisht në likuiditetin dhe aftësinë për pagesë ndaj punës së kompanive të sigurimeve, informuan nga Agjencia për supervizion të sigurimeve.

Nga ASS potencuan se sipas të dhënave të fundit, aktiva e përgjithshme e sektorit të sigurimeve është 26,4 miliardë denarë. Sektorin e sigurimeve e përbëjnë 16 shoqata për sigurim, prej të cilave 11 kryejnë punë të sigurimit jojetësor, ndërsa pesë kryejnë punë të sigurimit të jetës.

Vetëm katër shoqata për sigurim kanë mjete financiare dhe depozita në bankën Eurostandard, ndërsa numri i i përgjithshëm i vlerës ka qenë 31 milionë denarë, që paraqet 0,1 për qind nga vlera e përgjithshme e aktivës në sektorin e sigurimeve.

Nga Agjencia theksuan se vlera e përgjithshme e mjeteve me të cilat disponojnë shoqatat për sigurim, e janë nga burime tjera, respektivisht kapital dhe obligime tjera, është 11.645.170.177 denarë. Prej tyre, në depozitë në banka dhe mjete financiare në llogari në banka janë 1.485.690.994 denarë, ose gati 13 për qind. Prej kësaj vlere, 6.624.875 denarë janë investuar nga ana e dy shoqatave për sigurim në bankën Eurostandard, që paraqet 0,4 për qind nga vlera e përgjithshme e investimeve në depozite në banka dhe mjete financiare në llogari në banka.

Nga ASS informuan se gjatë vitit 2019, SHA për sigurim EUROLINK Shkup ka pasur pronar të ri, respektivisht grupi austriak i sigurimeve GRAVE nga Graci i ka blerë të gjitha aksionet e lëshuara nga kjo shoqatë për sigurim nga pronari paraprak, i cili është pronar i bankës.

Prej këtu, kjo shoqatë për sigurim nuk është në lidhje pronësie me bankën, dhe nuk ekziston rrezik nga transferimi i obligimeve nga banka në shoqatën për sigurim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...