Agjencia Zhurnal.mk

Marrja në pyetje e të rinjëve nga Lëvizjes Besa dhe ASH, reagojnë partitë shqiptare

Tetovë, 21 qershor – Biseda informartive me kryetarin e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Liridon Useini, për grafitet e shpërndara nëpër qytetin e Tetovës tregon qartë panikun e pushtetit nga dështimet e shumta, si në aspektin e drejtësisë, të ekonomisë dhe shumë sferave tjera. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, ryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas mbajtjes në Policinë e Tetovës të anëtarit të BESËS, nën dyshimin se i njëjti ka shënuar grafite në Tetovë kundër BDI-së pas përgjimeve që po publikohen nga profili me emrin El Cheka.

Statusi i plotë i kryetarit të BESËS, Bilall Kasami: “Sot policia e Tetovës ka thirrur në bisedë informative, Kryetarin e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Liridon Useini, për grafitet e shpërndara nëpër qytet. Ky veprim tregon qartë panikun e pushtetit nga dështimet e shumta, si në aspektin e drejtësisë, të ekonomisë dhe shumë sferave tjera. Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë, andaj kjo rini, ka përkrahjen time dhe të Lëvizjes BESA për të luftuar çdo padrejtësi që dëmtojnë gjithë qytetarët e RMV-së. Presionet e pushtetit ndaj Opozitës Shqiptare, tregojnë se koncepti dhe vizioni jonë është shumë i drejtë: “Kundër politikanëve të korruptuar, kundër padrejtësive”. Nëse do prekët një rinistë nga ky pushtet, le ta dijë se më ka prekuar edhe mua, nëse ky pushtet vazhdon të mos lejoj zhvillimin e një Demokracie Europiane, do të përballet me revoltë të madhe të shqiptarëve, e cila revoltë mund të jetë edhe shprehja e paknaqësisë nëpërmjetë protestave. Si parti politike opozitare, gjatë gjithë kohës kemi qenë konstruktiv, por ky pushtet, tani më i dështuar, po revolton qytetarët Shqiptarë dhe po nxitë që ata t’i mbushin rruget dhe sheshet e qytetëve!”.

Ndërkohë që në anën tjetër ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët të cilët përmes sekretarit gjeneral kanë reaguar në lidhje me marrjen në pyetje të disa aktivistëve të tyre.

“Se ky pushtet godet edhe në  asetin më të vlefshëm të një pupulli siç rinia e saj , flet edhe rasti i fundit i marrjen në biseda informative të rinistëvë te Aleancës për Shqiptarët Dega Gostivar, sipas gjitha gjasave për shkak grafiteve anti BDISektori i Ministrisë Punëve të Brendshme Gostivar  i ka marrë në pyetje pesë aktivistë të Forumit Rinor të ASH Faton Abdullai, Azem Lazami, Besir Memetin  mesin e tyre edhe Vlerim Isenin Kryetar i ASH Dega Vërtok Gostivar. Bëjmë thirrje që sa më parë MPB Gostivar, por edhe Qeverisë Maqedonisë së Veriut, ti lirojë sa në shpejt nga aresti  aktivistët tanë dhe ti  mbajnë  sa më larg duart nga rinistët e ASH. Ky pushtet që tani më po mer formën  regjimit, po godet mbi shpresën e vetme të shoqërisë sonë siç është rinia. Kjo rini që nga ky pushtet nuk gëzon asnjë privilegj, as punësim, madje kjo burgoset, shantazhohet sepse e do drejtësinë dhe lirinë. Kjo është ajo rini që me padurim pret edhe zgjedhjet për ta cuar në histori këtë pushtet që ju ka marë çdo shpresë për një jetë më të mirë!”, thuhet në reagimin e ASH.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...