Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Marsh memorial për të pësuarit në tragjedinë në Llaskarcë

Gostivar, 11 shkurt – Marsh memorial do të organizohet të shtunën, në dyvjetorin e aksidentit tragjik në Llaskarcë. Marsh/maratona këtë vit do të jetë 24 kilometra dhe pjesëmarrësit do të kalojnë nëpërmjet autostradës Tetovë-Gostivar.

Alpinisti sportiv Zamir Mustafai është  njëri nga iniciatorët e  marshit memorial i cili përmendi se pandemia i dikton kushtet dhe për ato arsye ka edhe ndryshim të aktiviteteve të planifikuara.

“Marsh/maratona e vitit të kaluar nga Llaskarca deri në Gostivar  ishte rreth 50 kilometra, këtë vit  e shkurtuam  por pa e humbur nga simbolika. Marshi duhet të fillojë  te rampa pagesore Tetovë dhe të përfundojë  në sheshin e qytetit në Gostivar me  ceremoni simbolike. Vëmendje të veçantë  do të përkushtojmë në sigurinë, si dhe në lidhje me  qarkullimin e komunikacionit, ashtu edhe në kuptim të mbrojtjes  nga Kovid-19, duke i respektuar rreptësishtë protokollet për ngjarje publike në hapësirë të hapur”, tha Mustafai, përcjell Zhurnal.mk

Ai në emër të organizatorëve  e  përcjelli porosinë deri te institucionet kompetente  t’i ndërmarrin  të gjitha masat e domosdoshme për siguri më të madhe në komunikacionin e rrugëve dhe të mos përsëriten tragjedi të tilla.

Qytetarët dhe anëtarët e disa  klubeve sportive  me marshin duan ta shënojnë ditën tragjike dhe të solidarizohen  me familjet e viktimave dhe të ndihmojnë në tejkalimin e dhimbjes nga humbja.

Ngjarjen në mënyrë logjistike do ta mbështesë Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me  policinë dhe institucionet tjera.

Më 13 shkurt të vitit 2019 rreth orës 17:00, autobusi i kompanisë “Durmo Turs”, i cili ka transferuar udhëtarë nga Shkupi drejt Gostivarit, në fshatin Llaskarcë doli nga rruga. Në fatkeqësinë jetët i humbën 16 udhëtarë, ndërsa tridhjetë të tjerë u lënduan. Gjykimi për këtë rast zgjat ende. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...