Koçan, 19 prill – Prokurorë, a ju jep të drejtë heshtja jonë, heshtja dhe trishtimi për fëmijët tanë të vrarë, të lironi personat që kanë qenë në paraburgim dhe janë bashkëpunëtorë në vrasjen e fëmijëve tanë, pyetën prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” që u mbajt sot në protestën e tretë të marshit protestues “Reagimi i vonuar” që u mbajt në Koçan.
Pikërisht në orën 12:05, pjesëmarrësit e marshimit u nisën nga Parku i Revolucionit drejt Qendrës tregtare dhe objektit të komunës dhe prej andej drejt Stacionit policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Koçan.
Para ndërtesës së komunës, prindërit paralajmëruan se do të monitorojnë nga afër punën e shërbimeve kompetente inspektuese, ndërsa ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës Venko Kërstevski u ka dhënë përkrahje të plotë, duke theksuar se nuk do të jenë të vetëm në kërkimin e drejtësisë, sepse, siç tha, të gjithë së bashku duhet ta ndryshojnë sistemin jofunksional.
Në tubimin para Komisariatit, familjarët e viktimave kanë pyetur se pse policët e fundit të përfshirë në hetimin e Prokurorisë janë liruar në shtëpi.
Sipas të pranishmëve në marsh, bastisja ishte paralajmëruar paraprakisht, ndërsa në shpëtimin e të lënduarve nuk kanë ndihmuar policët që ndodheshin para diskotekës.
Prindërit e të vrarëve nga zjarri tragjik shprehën pikëllimin dhe revoltën e tyre përpara Gjykatës dhe Prokurorisë, duke përmendur secili veç e veç emrin e fëmijës dhe planet që kishin për të ardhmen.
Marshi protestues përfundoi në Parkun e Revolucionit dhe të pranishmit njoftuan se do të mbahet çdo të shtunë derisa të marrin drejtësinë që kërkuar për të dashurit e tyre.