Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Marshohet kundër dyshimit për manipulim të votave nga Lista Serbe

Në Prishtinë është mbajtur marshi protestues kundër manipulimit të votave nga Lista Serbe. Ky marsh është organizuar nga “Naša Inicijativa”, dhe përkrahur edhe nga disa organizata tjera joqeveritare.

Marshi protestues ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësues të komuniteteve joserbe kanë akuzuar Listën Serbe për manipulim të votave të komuniteteve më 14 shkurt, transmeton E.O.

Osman Gjurgjeviq  nga “Naša Inicijativa”, tha se uzurpimi i votave rrezikon përfaqësimin e drejtë të komuniteteve joserbe.

Ai tha se do të shfrytëzojnë të gjitha të drejtat për ta parandaluar abuzimin e votave.

“Ne kemi organizuar këtë protestë kundër uzurpimit të garantuara në parlament. Uzurpimi vjen si pasojë e një procesi të ingjinerimit elektoral që e e pamundëson përfaqësimin efektiv të komiteteve jo shumicë në kuvend. Përmes këtij marshi synojmë ti shprehim pakënaqësitë tona si komunitet jo shumicë dhe it mbrojmë të drejtat tona të garantuara me kushtetutë. Komunitet kanë marrë pjesë në ndërtimin e shtetësisë së Kosovës. Kushtetuta e iu siguron të drejtën për të mbrojtur identitetin dhe garantuar mbijetesën e tyre. Ajo që po ndodh tanë është s epo shkelen të drejtat kushtetuese të komuniteteve joshumicë. Ne do të përdorim të gjitha mekanizmat ligjore për të parandaluar abuzimin me vendet e garantuara në organin më të rëndësishëm të shtetit”, tha ai.

Veton Berisha udhëheqës i partisë egjiptiane dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës,  ka thënë se kjo është një protestë  e shprehjes së pakënaqësisë.

“Po insistojmë që institucionet me pas vëmendje te ky fenomen dhe kërkojmë nga institucionet që ta bëjnë punën e tyre ta parandalojmë këtë deformim sepse po konstatohet që është ingjinering i zgjedhjeve dhe kjo është e papranueshme shkelje kushtetuese dhe ligjore dhe protesta po dëshmon qw ka pakënqësi edhe te qytetarët edhe te organizatat jo qeveritare”, tha ai.

Lidhur më këto manipulime OJQ-të që merren me monitorimin e procesit zgjedhor kanë kërkuar hetime nga Prokuroria, ndërsa që përfaqësues të komuniteti egjiptian kanë paralajmëruar  ankesa në institucionet përkatës si PAZP dhe Gjykatë Supreme pas përfundimit të numërimit të votave.

Postime të ngjashme

BE do të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën

N E

Driton Selmanaj : LDK gaboi që e votoi Vjosa Osmanin

N E

SHBA dhe Britania e Madhe: Duhet të rishikohet roli i UNMIK-ut në Kosovë

N E

Donika Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Babain ma ka vrarë regjimi i Beogradit, pavarësia punë e kryer

N E

Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë

S.B.

Haxhiu tregon se a do të konfiskohet edhe pasuria e qytetarëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...