Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Marsi i këtij viti në Republikën Çeke ishte më vdekjeprurësi që nga viti 1947

Marsi i këtij viti në Republikën Çeke ishte më vdekjeprurësi se çdo muaj tjetër qysh në vitin 1947, bëri të ditur Agjencia e Statistikave e këtij vendi.

Sipas të dhënave të saj, 16,000 vdekje u regjistruan në mars – rreth 60 për qind më shumë se numrat mesatarë për atë muaj në periudhën 2015-2019.

Rajoni Usti u godit më së keqi.

Republika Çeke u përball me valë të rëndë të koronavirusit në muajin mars, çfarë e detyroi Qeverinë që t’i ndalojë udhëtimet midis rajoneve për disa javë.

Nga viktimat e raportuara për atë muaj, 5,779 ishin njerëz që u infektuan me koronavirus dhe vdiqën, kanë treguar më herët të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Agjencisë së Statistikave, vdekshmëria ishte më e lartë midis burrave sesa grave.

Javëve të fundit, situata pandemike është përmirësuar dukshëm në Republikën Çeke.

Mesatarja shtatëditore e infektimeve ka rënë në 95 raste për 100,000 banorë.

Të hënën, Çekia ka nisur rihapjen e dyqaneve jothelbësore, pas gati gjashtë muajsh të mbyllura.

Postime të ngjashme

Kreu i BionTech optimist: Vaksina jonë, efikase kundër variantit Delta!

Bekim Laçi

OKB kërkon nga Irani të garantojë të drejtat e avokatëve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve

Bekim Laçi

Pas Biden, Blinken kthehet në Evropë për të mbështetur unitetin perëndimor, ja sfida kryesore

Bekim Laçi

Rusia të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijes britanike

Bekim Laçi

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...