Marta Kos konfirmohet si komisionere për zgjerim e Komisionit Evropian

nga Xh M

Bruksel, 9 nëntor – Marta Kos është konfirmuar si komisionare për Zgjerim. Sllovenja Kos do të pasojë hungarezin Oliver Varhelin.

Javën e kaluar gjatë procesit të dëgjimit ka paralajmëruar ndryshim të qasjes së BE-së në dialogun Kosovë-Serbi. Javën e ardhshme në proces të dëgjimit do të kalojë edhe shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.

Kanidatja për komisioneren e re për Zgjerim, Marta Kos, ka marrë tashmë konfirmimin nga komiteti për politikë të jashtme të PE për postin e saj të ri.

Ajo gjatë kësaj jave ka kaluar në procesin e dëgjimit, në këtë organ të Parlamentit Evropian. Nëpër të njëjtën procedurë, të martën më 12 nëntor do kaloj edhe shefja e ardhshme e diplomacisë evropian Kaja Kallas e cila duhet të përgjigjet ne pyetjet e deputetëve të lidhura me portofolin e Kallas në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Në këtë rrafsh, çështja e dialogut mes Kosovës e Serbisë pritet të ketë vend të konsiderueshëm gjatë dëgjimit.

Sllovenja Marta Kos, do e trashëgoj postin të cilin pesë vitet e fundit e ka ushtruar hungarezi Olover Vrahelyi, ka konfirmuar se do përfshihet në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovë e Serbisë.

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar ndryshim të qajses së BE-së në dialog. Kjo gjë megjithatë duhet të konfirmohet nga vet Kallas, e cila do jetë në krye të procesit.

Java e dëgjimeve hyn në momentet më të rëndësishme për Parlamentin Evrpian i cili përcakton fatin e secilit kandidat, të nominuar nga çdo shtet anëtarë i Bashkimit Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More