Agjencia Zhurnal.mk

Martens: Pas krizës duam të luajmë rol udhëheqës në ristrukturimin e zinxhirëve global të furnizuesve

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane në vend Patrik Martens i përkujton kompanitë anëtare se ka filluar sinjali fillestar për fillimin e negociatave për inkuadrim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe i tha se pas përfundimit të krizës me koronavirusin dëshiron të luajnë rol udhëheqës në ristrukturimin e zinxhirëve globalë të furnizuesve.

“Tani në vendet duhet të përmirësohen kushtet ekonomike-politike kornizë si dhe të realizohen investime të reja në projekte infrastrukturore, vetëm në atë mënyrë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbrohen nga largimi i kuadrove të aftë për punë dhe zbrazëtirë e shteteve”, thotë Martens.

Si mënyrë për qëndrimin e kuadrove në vend ai e thekson arsimin profesional dual që realizohet sipas modelit gjerman.

“Kompanitë tona partnere në zbatim të arsimit dual profesional, si dhe shkollat e mesme të cilat janë pjesë e këtij projekti japin kontribut të vogël bë kuadër të arsimit profesional. Jemi të lumtur që në muajin gusht do të vendosim arsim profesional dual edhe në qytetin e Shkupit dhe të Tetovës”, thekson Martens.

Në javët e fundit, shton ai, ishim në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë.

“Kemi mundësi t’i bartim brengat tuaja dhe të kërkojmë sqarime të pyetjeve të cilat për momentin i keni të paqarta. Për momentin për mu më prioritare është detyra që të udhëheq komunikim aktiv për krizën me Qeverinë që qartë t’i shpreh interesat dhe brengat tuaja para saj. Të gjitha forcat tona janë të fokusuara në mbijetesën e kompanisë tuaj. pas krizës duam të luajmë rol udhëheqës në ristrukturimin e zinxhirëve globalë të furnizuesve”, u tha Martens kompanive gjermane në vend.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...