Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Martesat e vitit në estradë: Kush nga të famshmit i dhanë fund beqarisë gjatë vitit 2020?

Që nga muaji mars kur filloi izolimi i detyruar nga përhapja e virusit COVID-19, në Kosovës u anulua organizimi i çfarëdolloj ngjarje që përfshinte turma me numra të mëdha njerëzish.

Si rrjedhojë ishte e pamundur që të organizoheshin dasmat, gjë e cila u kundërshtua fuqishëm nga një numër i madh këngëtarësh dhe përfaqësues të gastronomisë, të cilët edhe protestuan para Qeverisë së Kosovës.

Por përkundër të gjitha këtyre, Qeveria nuk lejoi organizmin e dasmave dhe si rrjedhojë numri i çifteve që janë martuar sivjet, ka qenë më i vogël.

E një numër i vogël i atyre që u martuan ishin edhe figurat publike të estradës, disa prej të cilëve kishin planifikuar të organizonin dasma glamuroze me shumë të ftuar, por që mos-përmirësimi i situatës nuk lejoi.

Megjithatë, me apo pa dasmorë, e rëndësishme është që ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, duke arritur të bëjnë ndër hapat më të rëndësishëm të jetës.

Në vazhdim ju prezantojmë me të famshmit që i dhanë fund beqarisë gjatë vitit 2020:

Gold AG dhe Ermira Shkodra

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur shqiptar me prejardhje nga Presheva, i dha fund beqarisë në qershor të vitit 2020.

Ai dhe partnerja e tij, Ermira Shkodra, kishin planifikuar organizmin e një dasme tradicionale, por që pandemia globale e pamundësoi një gjë të tillë.

Si rrjedhojë, çifti vetëm e realizuan fotosesionin e martesës dhe publikuan disa nga fotografitë në rrjetet sociale, ku morën urime të shumta.

Sikur të mos mjaftonte kjo, çifti u bekuan edhe nga një tjetër mrekulli këtë vit, pasi përveç martesës, ata edhe u bënë prindër për herë të parë.

Më 28 nëntor, erdhi në jetë djali i tyre i parë, të cilin dyshja vendosën ta pagëzojnë me emrin Gueril.

Gold AG ishte shprehur pak muaj para ardhjes në jetë të djalit se do të kishte dëshirë që fëmija i tij të vinte në jetë në ditën e flamurit dhe një gjë e tillë ndodhi.

Mes shumë diskutimeve në rrjetet sociale, për domethënien e emrit, Gold AG e shpjegoi atë përgjatë një interviste për Prive.

“Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe lufta frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht. Kështu që gueril është ai, luftëtar që sulmon befasishëm me grupe të vogla armikun”, ka thënë Gold AG.

Taulant Xhaka dhe Arbnora Nuredini

Edhe futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, është nga të famshmit që është martuar gjatë vitit 2020.

Ai dhe partnerja e tij, Arbnora Nuredini, nënshkruan paktin e martesës më 28 janar të vitit 2021.

Këtë gjë e bënë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku morën urime të shumta nga ndjekësit.

“Zotëri dhe Zonja Xhaka”, shkruajtën ata në mbishkrimin e fotografive të martesës të publikuara në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë vetëm dy muaj më vonë, çifti janë bërë prindër për herë të parë.

Ata mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Klevis Xhaka.

Aida Doçi dhe Naqer Qeli

Edhe këngëtarja e njohur, Aida Doçi, u martua gjatë vitit 2020.

Ajo i dha fund beqarisë në muajin tetor, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me menaxherin e saj, Naser Qelin.

Lidhja e çiftit u diskutua shumë në media, kjo pasi vite më parë ata ruanin një miqësi shumë të mirë, aq sa e quanin veten “vëlla e motër”.

E për sa i përket kësaj pjese, Naseri dha një shpjegim përgjatë një interviste, ku tregoi se me kalimin e kohës afrimiteti i ngushtë, kaloi në dashuri.

“Ai postim kur e kam bërë ka qenë momenti si jam ndjerë në atë kohë. Ajo periudhë i ka ndoshta pesë vite dhe para pesë viteve unë ka pasur njerëz që i kam takuar dhe i kam pasur shumë inat, s’kam dashyur as dorën t’jua jap e ndërsa sot i kam shokë të ngushtë. Gjendja shpirtërore evoluon prej një gjendje në gjendjen tjetër. Unë e kam pasur si bashkëpunëtore dhe e kam respektuar, dhe edhe pse i kam thënë ‘motra ime’, mua s’më ka penguar asgjë sepse nuk e kam as të familjes as asgjë në fis. Thjeshtë e kam kuptuar me kohën që Aida nuk është si disa të tjera që i kam njohur ose i kam parë, është një person për shpi dhe kam insistuar ta sjell në shpi”, ka thënë Naser Qeli.

Ndërkohë, edhe Aida në deklaratën e saj ishte shprehur se nuk i pengon aspak e kaluara e Naserit, referuar faktit që ai ka qenë i martuar më parë dhe ka fëmijë.

“Mua nuk më ka penguar për asnjë moment e kaluara e Naserit, d.m.th është diçka e kaluar dhe e kaluara askujt nuk duhet t’i interesojë. Mundohem të mos i hyj në hak askujt, absolutisht për asnjë moment sepse familje kam edhe vet edhe krejt gjërat që i bëj në jetë i bëj për ata, kështu që nuk dua të hyj në gjynah dikund tjetër dhe subhanallah nesër ose pasnesër me i ndodh diçka familjes time sepse nuk mundem me qenë e lumtur masandej”, ka thënë Aida.

Çifti nuk kanë organizuar dasmë për shkak të pandemisë, teksa e kanë bërë ceremoninë e martesës në mënyrë modeste.

Burim Hoxha dhe Dafina Xhemajli

Këngëtari i njohur nga Prizreni, Burim Hoxha, u martua në nëntor të vitit 2020.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Dafina Xhemajli, realizuan një set të bukur fotografik të veshur si nuse e dhëndër.

Teksa ndanë fotografitë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram, dyshja treguan se si për shumë kohë e kishin shtyrë datën e martesës me shpresën që masat kufizuese do të largoheshin dhe do të mund ta organizonin dasmën.

Mirëpo përderisa një gjë e tillë nuk ndodhi, ata u detyruan t’i japin fund beqarisë pa organizuar një dasmë me shumë të ftuar.

“Miqtë tanë, Dafina dhe unë kemi pasur të planifikuar martesën për këtë vit, megjithatë shkaku i pandemisë e kemi shtyrë deri tani me shpresën se po kalon. Sikurse po shihet, fatkeqësisht gjendja vetëm sa po rëndohet. Andaj për të mos dashur të rrezikojmë shëndetin e miqve dhe familjarëve tanë në asnjë mënyrë vendosem që gëzimin tonë ta shpallim përmes fotografive të martesës. Me shpresë që do të kemi mundësi të mblidhemi e të festojmë pasi të kalojë kjo gjendje pandemie, ne sot shpallim martesën! Gëzuar”, shkroi Burim Hoxha në Instagram.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Këngëtarja Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla, deklaruan lidhjen e tyre në tetor të vitit 2020.

Mes shumë reagimeve në rrjetet sociale, çifti vazhdimisht ndanin me ndjekësit e tyre fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, duke treguar momente të bukura që kalonin së bashku.

Më 9 dhjetor të vitit 2020, dyshja ndryshuan statusin e tyre në rrjetin social Facebook nga beqarë në “të martuar”.

Kështu ata dhanë sinjale që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, teksa pranuan urime të shumta nga ndjekësit në këtë rrjet social.

Ata gjithashtu publikuan fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale, ndonëse askund nuk u shfaqën të veshur si nuse dhëndër. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Brenda super shtëpisë së aktores së njohur amerikane

T E

Dhurata Dora shijon pushimet në Maldive, merr vëmendje me një fotografi të publikuar pa makijazh

S.B.

Pse është e rëndësishme të mos humbasësh Trajtimin Klasik Kozmetik??!!

S.B.

Zack Snyder po punon rreth filmit të ri “King Arthur”

S.B.

Jolie shet pikturën e Churchillit për shtatë milionë funte

S.B.

Aktorja, Erica Watson vdes pas infektimit me COVID-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...