Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Martohet miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit

Miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit, Jeff Bezos, është martuar me një mësues të shkencave që jep mësim në shkollën e fëmijëve të saj, raporton BBC.

Scott është një prej grave më të pasura në botë dhe ka falur më tepër se 4 miliardë dollarë nga pasuria e saj.

Lajmi për martesën e saj me Dan Jewettin është bërë i ditur në faqen “Giving Pledge”.

“Dan është njeri i jashtëzakonshëm, dhe jam i lumtur për të dy”, ka thënë Jeff Bezoss.

Pasuria e Mackenzie Scott sillet në rreth 53 miliardë dollarë sipas revistës Forbes.

Ajo ka dhuruar para në organizata bamirëse të udhëhequr nga gratë ndër të tjera.

Scott ishte e martuar me Bezosin për 25 vjet dhe e ndihmoi atë ta themelonte Amazonin në vitin 1994. Ajo është autore e dy novelave.

Me Bezosin janë divorcuar dy vjet më parë.

Postime të ngjashme

Me këmishë nate dhe e pa grimuar, Dua Lipa iu thotë “mirëmëngjesi” fansave me poza ku vë në pah dukjen e saj natyrale

S.B.

Dua Lipa sërish pjesë e reklamës së parfumit “Libre”

S.B.

Madonna e ka blerë shtëpi 19.3 milionë dollarësh nga The Weeknd

S.B.

Kanye West dhe Kim Kardashian kërkojnë të dy kujdestarinë e përbashkët në divorc

S.B.

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses të madh, kënga e saj “Meant to be” arrin një miliard dëgjime në Spotify

S.B.

Të famshmit nga estrada shqiptare urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...