Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Martohet në ceremoni private mundësi i njohur John Cena

John Cena është një burrë i martuar, pasi kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me bukuroshen Shay Shariatzadeh në Tampa të Floridës, tregojnë të dhënat zyrtare.

Çifti filluan të takoheshin në fillim të vitit 2019, pas ndarjes së shumëpërfolur të Johnit me ish-të fejuarën, Nikki Bella në vitin 2018, shkruan TMZ.

Cena dhe Shariatzadeh e bënë lidhjen e tyre serioze shumë shpejt – dhe u panë duke dalë krah për krah në të gjithë qytetin vitin e kaluar!

Me sa duket, të dy u fejuan në një ceremoni private – dhe kërkuan një certifikatë martese në Florida në fillim të tetorit.

Dhe, sipas dokumenteve zyrtare të aiguruara nga TMZ Sports, ata shkëmbyen betimin e tyre më 12 tetor në një ceremoni të zhvilluar në Tampa. Lajmi për martesën u raportua për herë të parë nga PWInsider.

Shay ka lindur në Iran por është një shtetase kanadeze. Ajo punon si menaxhere e produkteve për një kompani të teknologjisë në Vancouver.

Cena është një mundës, aktor, reper dhe mashkull entuziast për të bërë shumë gjëra.

Kjo është dasma e dytë e Cenës, ai ishte më parë i martuar me Elizabeth Huberdeau nga viti 2009 në 2012.

Cena u takua me Bellën për afërsisht gjashtë vjet, por ata u ndanë sepse ai nuk donte fëmijë në atë kohë dhe Nikki donte të krijonte një familje.

Që atëherë ajo ka pasur një djalë me të dashurin e ri Artem Chigvintsev.

Postime të ngjashme

Rita Ora zëvendësohet në jurinë e “The Masked Dancer”

S.B.

Heidi Klum e lejon vajzën të bëhet modele pasi ajo ia kishte kërkuar me vite këtë

S.B.

Bebe Rexha publikon pamje “të rrezikshme” nga klipi i ri

S.B.

Arbenita Ismajli shkëlqen në fotografitë e radhës teksa pozon me barkun e rrumbullakosur

S.B.

Meghan Markle thotë se familja mbretërore ‘vazhdon gënjeshtrat’ në lidhje me të dhe Princin Harry

S.B.

“Kam rrëmbyer fëmijën tim”, Arjola Demiri mes lotësh tregon një nga momentet më të vështira në jetë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...