Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Masa dhe ndihmë më e madhe, lehtësime për personat me aftësi të kufizuara

Shkup, 1 prill – Nëse në vetëm një muaj  personat me aftësi të kufizuara nuk realizojnë të ardhura, ata  do të përfshihen në sistmin e mbrojtjes sociale.

Këtë e parashohin ndryshimet e reja në ligjin për mbrojtje sociale. Në të kaluarën për të shfrytëzuar këtë të drejtë nevojitej që personi me nevoja të veçanta të mos realizojë të ardhura për 3 muaj.

“Gjithsecili që në këtë periudhë do të humbasë punën për shkak të kësaj krize do të munden më lehtë të hyjnë në sistemin e ndihmës së garantuar minimale dhe të realizojnë ndihmën që është nga 4500 denarë e më shumë, në varësi të numrit të familjes” – u shpreh Dushan Tomshiq nga Ministria Për Punë dhe Politikë Sociale.

Po trajnohen edhe 200 edukatorë nga 28 komuna që të munden të jenë servis i përshtatshëm për shërbime të personave me aftësi të kufizuara.

“Në bashkëpunim me UNDP, masa puna komunale do të ndryshohet dhe do të jetë për nevojat e furnizimeve të sendeve elementare të personave me nevoja të veçanta dhe të moshuarve” – u shpreh Tomshiq.

Nga ministria për Punë dhe Politikë Sociale thonë se ka mjaftueshëm mjete në buxhet për realizimin e të drejtës së persoanve me nevoja të veçanta, për ndihmë dhe kujdes. Paratë jipen rregullisht në varësi të dinamikës.

Mendimi konsiliar, i cili mirret për të shfryztëzuar këtë të drejtë, në këto kushte mundet të merret pa prezencën e pacientit, vetëm me dërgimin e dokumentit nga ndonjë anëtarë tjetër iu familjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...