Shkup, 9 maj – Masa kujdesi i janë caktuar një burri i cili kërcënoi dhe u përpoq të lëndonte gruan e tij në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot njoftoi se është ngritur procedurë kundër tij për veprën penale “dhunë” dhe “rrezikim i sigurisë”.
I dyshuari më 5 maj kërcënoi sigurinë e gruas së tij, kështu që gjatë një debati verbal para dy fëmijëve të tyre të mitur, filloi ta kërcënojë, pas së cilës mori një vazo dhe e hodhi drejt saj. Gruaja nuk u lëndua, por nga frika për sigurinë e saj, ajo mori fëmijët dhe shkoi në shtëpinë e nënës së saj.
Dy ditë më vonë i dyshuari ndaloi makinën në të cilën ndodhej gruaja dhe një person tjetër, filloi t’i fyente dhe t’i kërcënojë, ndërsa më pas e goditi automjetin disa herë me këmbë, grushte dhe gjësende. Me këto veprime të dhunshme, ai shkaktoi ndjenjë pasigurie dhe frike tek të dëmtuarit.
Përveç masave paraprake të vendosura, i dyshuari ka ndalesë për ta lëshuar vendbanimin e tij, detyrimi për t’u paraqitur herë pas here te një zyrtar i caktuar, i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit ose dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror dhe i ndalohet t’i afrohet ose të mbajë kontakt me palën e dëmtuar.