Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Masa më të ashpra kundër Coronavirusit në Malin e Zi

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka njoftuar që Komisioni për Mbrojtjen e popullsisë nga infektimi me Covid -19, me propozim të Institutit për Shëndetin Publik ka vendosur që nga e marta (01.03) në qytetet Podgoricë, Nikshiq, Cetinjë, Ulqin , Herceg Novi dhe Plluzhinë të hyjnë në fuqi masa të rrepta që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së infektimit me Covid -19.

“Lock down ” parasheh kufizime dhe ndalime komunikacioni ndërmjet qyteteve, mbyllje të bareve, kafeneve dhe restoranteve. Pa ashtu ndalohen vizitat  në parqe, në  ambientet për argëtimin e fëmijëve, vendeve për sport. Njerëzve për punë do t’u kërkohet verifikim i lëshuar nga punëdhënësit, ndërsa të sëmurët lëvizjet e tyre duhet t’i dokumentojnë me raportet  e lëshuara nga mjeku.

Niveli i  infeksionit me Coronavirus në Malin e Zi vazhdon të  jetë shumë i lartë. Edhe më tej ky vend mbetet një nga vendet  me numrin më të madh të të infektuarve në Evropë në 100 mijë banorë. Kjo shifër arrin në 1370 të infektuar. Aktiv për momentin janë 8628 persona të infektuar. Shqetësues mbetet edhe numri i vdekjeve. Vetëm javën e kaluar në  Mal të Zi  me 620 mijë banorë u shënuan 60 vdekje. Spitalet janë afër limitit dhe personeli shëndetësor është nën presion  të vazhdueshëm.

Pritet që masat e paralajmëruara të vazhdojnë të rëndojnë ekonominë, respektivisht degën kryesore të ekonomisë së Malit të Zi, turizmin. Dega e turizmit ka shprehur drojen, që për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike mund të dështojë edhe një sezon tjetër, prandaj ,”këmbëngul që shteti të sigurojë kushte për sezonin turistik.” 

Institut für Gesundheit in Montenegro I Coronavirus

Vaksina shpëtimi i vetëm

Në Mal të Zi kanë mbërritur deri tani 7000 doza të vaksinës Sputnik V. Bëhet fjalë për një kontingjent ndihmash prej 2000 vaksinash nga Serbia dhe 5000 doza nga Rusia. Ministrja e Shëndetësisë e Malit të Zi, Jelena  Boronoviq  Bojoviq është shprehur për mediat, se këtë javë priten të mbërrijnë dhe 30 mijë vaksina nga Kina, edhe ky donacion, ndërkohë që me Kinën është nënshkruar marrëveshja për sigurimin e 150 mijë dozave. Në Malin e Zi janë vaksinuar aktualisht 1288 persona nga të ashtuquajturit grupe prioritare të përcaktuar me Strategjinë Kombëtare.

Autoritetet thonë se, dinamika e vaksinimit do të varet nga sigurimi dhe ardhja e kontingjenteve të vaksinave. Gatishmëria për vaksinim në Mal të Zi është e lartë. Në pyetësorin që Qeveria ka publikuar për evidentimin e të interesuarve për vaksinim, deri tani janë regjistruar mbi 15 mijë qytetarë. Autoritetet malazeze të shëndetësisë planifikojnë që në muajt në vazhdim të vaksinojnë rreth 300 mijë banorë me qëllim të “arritjes së  imunizimit të tufës”.

Postime të ngjashme

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

Suedia ka numrin më të madh të rasteve me Covid-19 për person në Europë

S.B.

Stoltenberg: Rusia të ndalojë menjëherë lëvizjet e trupave drejt Ukrainës

S.B.

Biden: Strategji për sektorin e gjysëm-përçuesve në kuadër të modernizimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...