Agjencia Zhurnal.mk

Masa për moslargimin e të rinjve, Graf: Kompanitë të bëjnë punën më tërheqëse

Shkup, 20 janar – Kompanitë në Maqedoninë e Veriut duhet të bëjnë punën më tërheqëse të rrisin prodhimtarinë dhe pagat për të mbajtur të rinjtë që të mos largohen nga vendi për të punuar në Gjermani, theksoi zëvendësambasadori i Gjermanisë, Oto Graf. Gjermania është vendi i preferuar nga të rinjtë për të punuar dhe brenda 1 viti janë lëshuar 10 mijë viza për baza të ndryshme.   

“Ky është një problem për kompanitë që janë të kufizuara nga kushtet e tregut. Nëse rritet produktiviteti, çdo kompani rrit pagat. Marrja e një date negociatash me Bashkimin Evropian mund të jetë vetëm një plus për investitorët gjermanë, por jo një faktor kryesor në vendosjen për të investuar.”,– theksoi zëvendësambasadori i Gjermanisë, Oto Graf.  

Ndërsa nga Oda e Ekonomisë thonë se kushtet e punës në vend janë duke u përmirësuar dhe të rinjtë që synojnë të migrojnë duhet të dinë që kushtet e punës në vendet e tjera nuk janë ashtu siç ata i paramendojnë. 

“Kemi shembuj konkretë nga disa ndërmarrje që na thonë se punëtorët që shkojnë jashtë vendit, tani po kthehen sepse nuk ishin të kënaqur me kushtet ose nuk ishin në dijeni se harxhimet  e jetesës ishin shumë më të larta se këtu. Ne gjithashtu jemi referuar në raste të llojeve të caktuara të mashtrimit të punonjësve që dërgohen jashtë shtetit nga agjencitë.”,– tha këshilltarja e OEM-së, Elena Milevska–Shtrbevska.  

Nga Oda Ekonomike theksuan se është  e nevojshme të punohet në rritjen e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e arsimit të mesëm profesional dhe rreziqet me të cilat mund të përballen të rinjtë kur shkojnë jashtë vendit. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...