Masakra e “Poklekut” në një libër, promovohet “Shtëpia me gjak në mure”, rrëfim mbi krimet serbe

nga Xh M

Shtëpia me gjak në mure’ është libri i sapobotuar i autorit e njëherazi ish-ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Hysenaj.

Bëhet fjalë për masakrën e Poklekut ku 59 civilë u masakruan nga forcat serbe.

Një dëshmitar i gjallë i kësaj ngjarjeje çnjerëzore është ish -ushtari i UÇK Fadil Muqolli, i cili humbi dhjetëra anëtarë të familjes së tij, përfshirë fëmijët, bashkëshorten e prindërit.

Masakra e” Poklekut” e vitit 1999 është një nga krimet e bëra nga regjimi serb ndaj popullsisë civile të paarmatosur gjatë luftës në Kosovë ku dora gjakatare serbo-kriminale, pasi mbylli në një dhomë të vogël plot 59 civilë, i hodhi granata, derdhi mbi ta bateri plumbash e në fund i dogji për të zhdukur çdo gjurmë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More