Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Masat anti Covid/ Kontrolle në rrugë, automjete, autobuzë dhe linja urbane, gjobiten 1647 qytetarë

Rritja e të infektuarve me koronavirus është shoqëruar dhe shtimin e kontrolleve nga policia në të gjithë vendin për respektimin e masave anti Covid.

1289 qytetarë në të gjithë vendin janë gjobitur me 3.000 lekë pasi janë identifikuar pa maskë mbrojtëse në rrugë.

Gjatë kontrolleve të mjeteve , 344 shtetas që nuk kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin në mjete private apo që udhëtonin në transportin publik pa maskë mbrojtëse janë gjobitur.

7 administratorë subjektesh që punonin në shkelje të masave, janë gjobitur më 1 milion lekë. Ndërsa 7 qytetarë që qarkullonin pas orës policorë janë ndëshkuar me 10.000 lekë gjobë.

Nga sot, ora policore fillon në orën 20:00 dhe përfundon në orën 06:00.

Njoftimi i policisë:

Ndëshkohen me masë administrative 1647 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur nga rastet e shtuara të infektimeve me COVID-19, kanë intensifikuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1289 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 344 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik të linjave urbane dhe interurbane, pa vendosur maskën mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 7 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Duke filluar nga dita e sotme, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania.

Në zbatim të masave kufizuese, Policia e Shtetit do vijojë intensivisht kontrollet dhe apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes së aktivitetit, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit.

Postime të ngjashme

“Para 31 gushtit hapim tunelin e 5″/ Balluku: Brenda vjeshtës lidhet Sauku me Maternitetin e ri!

D V

Rindërtimi në Vaqarr, Rama: Shëmbëlltyrë kuptimplotë e solidaritetit shqiptar

D V

Manastirliu nga Saranda: Vijnë sot 50.000 doza të tjera vaksinash Pfizer, apel për studentët të vaksinohen përpara fillimit të vitit të ri akademik

D V

Richard Grenell për vizitë në Shqipëri, publikon foton me Ramën: Në një Tiranë shumë të nxehtë!

D V

Shpërthimi i bombolës në Velipojë, pas dy vajzave ndërron jetë edhe nëna

D V

Mbetet kritike situata e zjarreve në Vlorë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...