Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Masat anti-Covid, nëntë policë anglezë gjobiten pasi u kapën duke ngrënë mëngjes së bashku

Nëntë oficerë policie në një bashki të Londrës janë gjobitur me nga 200 funta pasi janë kapur duke ngrënë të gjithë së bashku mëngjesin në një nga lokalet e Londrës, duke shkelur kështu masat anti-Covid.

Një kalimtar i rastit i vërejti policët duke hyrë së bashku në nga një në lokal dhe i fotografoi ata e më pas të njëjtat ua dërgoi autoriteteve policore të cilat kujdesen për zbatimin e masave kundër virusit, shkruan DM.

Vendi ku janë kapur policët është një prej vendeve me numrin më të madh të të infektuarve në Londër.

Kryeinspektori Rob Atkin tha se “oficerët policorë kanë për detyrë të zbatojnë legjislacionin që është krijuar për të ndaluar përhapjen e virusit dhe publiku me të drejtë pret që ata të japin shembull përmes veprimeve të tyre. Është dëshpëruese të shohësh se këta oficerë kanë bërë këtë shkelje. Është e drejtë që ata të paguajnë gjobë financiare”.

Postime të ngjashme

Njerëzit obezë më të rrezikuar nga përsëritjet e migrenës

S.B.

Teatër në oborr, aktorët italianë me projekt të veçantë për dramat

S.B.

Një meteor duke fluturuar në qiell, britanikët ndoqën “spektaklin” – gjithçka zgjati vetëm shtatë sekonda

S.B.

Një vajzë tregoi një hile për pastrimin e shisheve të ujit

S.B.

Ajo transmetoi drejtpërdrejt derisa flinte, por fitoi mbi 3 mijë euro për pesë orë

S.B.

Përmes artit me borë, familja nga Kolorado befason të gjithë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...