Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Masat anti-Covid, votohet në Kuvend nevoja e ndryshimeve ligjore

Zhurnal Ads

Shkup, 27 tetor – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi nevojën e propozim-Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse. Për votuan 60 deputetë, ndërsa të përmbajtur 32. Nuk kishte vota kundër.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke mbrojtur nevojën e propozimit theksoi se masat e paraparë do të kenë efekt kundër pandemisë.

“Ndryshimet kanë të bëjnë me disa nga dekretet e miratuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe institucioneve ku trajtohen pacientë. Pjesa tjetër ka të bëj më zgjerimin e kompetencave të inspektorateve si ai shtetëror sanitar, i punës dhe transportit, inspektorati i tregut. Gjithashtu përfshinë inspektoratet qendrore dhe lokale si mekanizëm konkret për zbatimin e masave parandaluese dhe sanksionimin e mosrespektimit të tyre- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Opozita maqedonase ka paralajmëruar amendamente ndaj ligjit, në ndërkohë kërkon Komision Special për Sëmundje Infektive dhe shkarkimin e përbërjes aktuale të komisionit bashkë me dorëheqjen e ministrit Filipçe. Edhe opozita shqiptare do të propozojë amendamente. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i janë bashkuar propozimit opozitar për ligj të ri i cili parashikon Komision Shtetëror për Luftë kundër Pandemisë. Votimi i tyre ndaj propozimit të Qeverisë varet nga pranimi ose refuzimi i amendamenteve. Të mërkurën do të thirret mbledhje e Komisionit për Shëndetësi ku pritet të fillojë procedura për leximin e amendamenteve. Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse do t’i mundësojë Qeverisë miratimin e masave shtrënguese si mbajtja e maskave në hapësira të hapura, kufizimi i grumbullimit të më tepër së katër personave pas orës 22 dhe kufizimi i grumbullimeve familjare.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në 13 dhjetor do të jenë plotësisht të sigurta dhe pa rrezik për shëndetin

T E

Ligji i ri për punë të jashtme, Miloshoski: Nuk lejohet që ambasadori të ketë dy shtetësi

T E

Maas për Ballkanin Perëndimor: Jemi të fundit që frenojmë në BE

T E

Zaev: Nëse sëmuren qytetarët tanë në Serbi ose Shqipëri, këto shtete mbulojnë shpenzimet e trajtimit

E.E.

Dimovski: Kushtetuta nuk lejon që seancat e Kuvendit të mbahen online

Z H

Inspektorët kanë mbyllur një objekt hotelierik për shkak të mosrespektimit të protokolleve

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...