Agjencia Zhurnal.mk

Masat anti-krizë, LSDM paralajmëron pakon e katërt

Shkup, 26 shtator – LSDM paralajmëron pakon e katër të masave anti-krizë. Përgatitja e pakos është nga fundi. Mbështetja e qytetarëve dhe ekonomisë do të vazhdojë periudhën që vijon, më fuqishëm dhe më shumë, thonë nga LSDM.  

“Kriza globale ekonomiko-shëndetësore, imponon masa të shpejta dhe efikase në mbështetje të qytetarëve, kompanive dhe shpëtim të vendeve të punës. Qeveria e kryesuar nga LSDM, nga fillimi i pandemisë reagoi me masa thelbësore për zbutjet e pasojave. Qindra vende pune janë shpëtuar dhe u sigurua ndihmë për dhjetëra mijë ndërmarrje. Mbështetja vazhdon. Vijon pakoja e katërt e masave anti-krizë, përgatitja e së cilës është nga fundi dhe do të realizohet në periudhën që vijon.”,- deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.  

VMRO: Qeveria pushoi nga puna 40 mijë qytetarë  

Pasuan kritikat nga VMRO–DPMNE duke akuzuar pushtetin se pushoi nga puna 40 mijë qytetarë, 100 mijë të tjerë jetojnë në varfëri të skajshme, ndërkohë ata shpenzojnë para për furnizime të kota në kohë pandemie.  

“40 mijë familje, me shumë vështirësi shikojnë si të kalojnë muajin dhe vuajnë për bukë, ndërkaq Zoran Zaev në vend që t’u ndihmojë atyre, ai jep disa miliona denarë për kondoma. Në Maqedoni kemi 17 mijë të sëmurë nga virusi Korona, mungonin maska, doreza, dezinfektues, testet ishin donacion, ndërkaq qeveria hedh miliona për furnizime të tjera. Kjo çmenduri duhet të marrë fund.”,- theksoi Stefan Stefanovski nga VMRO–DPMNE.  

Nga partia e Mickovit njëherësh rikujtojnë pushtetin edhe për nevojën e ndërtimit apo riparimit të shtëpive studentore dhe të furnizimit të nxënësve me libra.  

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...