Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Masat e izolimit në Britani “kanë nisur të tregojnë rezultat”

Zhurnal Ads

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se masat e izolimit me qëllim të luftimit të koronavirusit “kanë nisur të tregojnë rezultat”, mirëpo nuk ka përjashtuar masa shtesë në Angli.

Ai ka thënë se masat janë “duke u rishikuar vazhdimisht”.

Sipas tij, qendrat e vaksinimit do të nisin së funksionuari 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, “sa më shpejt që është e mundur”.

Më shumë se 2.5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në këtë shtet, derisa 412,167 banorë të Britanisë është thënë të kenë marrë edhe dozën e dytë.

Nën masat aktuale të izolimit, banorët e Anglisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme.

Aty përfshihet blerja e ushqimit, ushtrimet apo puna, nëse nuk mund të kryhet nga shtëpia.

Masa të ngjashme janë duke u aplikuar edhe në Skoci, Uells, dhe Irlandën Veriore.

Johnson ka thënë mes tjerash se “është ende shumë herët” për të vendosur rreth lehtësimit të masave në mesin e muajit shkurt, duke thënë se “duhet të punojmë tejet shumë për të arritur aty”.

Ai ka pranuar se është “tragjedi” që shumë fëmijëve u është pamundësuar shkuarja nëpër ambiente shkollore dhe se rihapja e tyre është “prioritet”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

DW: Autoritet gjermane paralajmërojnë se koronavirusi mund të dalë jashtë kontrollit

admin

Rusia regjistron afro 28 mijë raste të reja me COVID-19

S.B.

Rrëshqitje masive dheu në Norvegji, 10 të lënduar dhe 26 të zhdukur

T E

OKB heq kanabisin nga lista e substancave narkotike: Ka veti shëruese

S.B.

Viti i ri e gjeti jugun e Francës të përmbytur, jepet alarmi portokalli, mbyllen 50 rrugë

T E

BE-ja planifikon të vendosë sanksione të reja ndaj Turqisë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...