Shkup, 15 gusht – Masat e Qeverisë për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore për 10 deri në 15 % filloi nga sot dhe do të zgjasë deri më 15 shtator.Me këtë vendim sipas Qeverise, ulen çmimet e shumë pajisjeve shkollore duke përfshirë; çantat, fletoret, blloqet, kolazhe, lapsat, stilolapsat ngjyra të drurit, ujit dhe vajit dhe shumë produkte tjera shkollore.
Çmimi i cili do të merret si bazë mbi të cilin do të përcaktohet ulja është çmimi i muajit qershor të pajisjeve shkollore që shitësit kanë pasur.Çmimet e reja të pajisjeve shkollore do të duhet të mbajnë mbishkrimin
”Masa do të vlej nga dita e sotme dhe do të zgjasë deri me 15 shtator dhe do të për fshihen pajisje shkollore si çanta për fëmijë, fletore, lapsa, ngjyra por edhe kalkulatorë. Gjithçka qëu nevojitet fëmijëve për të zhvilluar procesin edukativo-arsimor. Apelojmë deri tek të gjithë tregtarët që t’i respektojnë masat sepse inspektorati shtetëror i tregut do të jetë duke i monitoruar realizimin e kësaj mase ndërsa në raste të kundërta do të pasojnë edhe sanksionime, pra nëse ky vendim që është sjellë në dobi të qytetarëve nuk respektohet ateherë kuptohet se do të sanksionohet”, tha Venera Azizi -Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
