Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Masat e reja kundër Covid-19 në fazë konsultimi, priten ndryshimet ligjore

Shkup, 14 tetor, zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka nisur hartimin e draftit për përfshirjen e masave anti-Kovid në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Në këtë situatë nuk është përfshirë as Sekretariati Ligjvënës në kuadër të Qeverisë, trup profesional ky i cili shqyrton versionin përfundimtar të amendamenteve të Qeverisë për ligjin kundër sëmundjeve ngjitëse.

Ky ligj, në kuadër të dispozitave nuk njeh llojin e virusit Sars-Cov-2 apo Korona virusin. Ndryshimet do të bazohen në nenin 55 të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse.

Neni 55:

“Në rast të paraqitjes së ndonjë sëmundje ngjitëse që nuk është e paraparë me këtë ligj, por që paraqet rrezik për të gjithë popullatën, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me propozim të ministrisë mund të vendos për paraqitje dhe vendosje të masave të plotë ose të pjesshme të parapara me këtë ligj”

Masat si: “Bartja e obligueshme e maskave në hapësira publike dhe të mbyllura; Ndalohet grumbullimi i më tepër se 4 personave në hapësira publike pas orës 22:00 dhe Ndalohet gostia e më tepër se 4 personave nga adresa tjera banimi nëpër ahengje familjare”, duhet përfshirë në kuadër të nenit 58 i cili kategorizon masat për parandalimin e përhapjes së virusit ose pandemisë së shpallur paraprakisht.

Kjo dispozitë ligjore urdhëron zbatimin e masave kufizuese si udhëtimi me kushte jashtë vendit ose ndalesa për udhëtim, ndalesa e vizitës në vendet ose rajonet ku pandemia ose epidemia është shpallur zyrtarisht, vendosja e regjimit të posaçëm për lëvizje dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, ndalimi i grumbullimeve dhe të tjera.

Qeveria nuk ka caktuar masën e gjobave të parapara për mos respektimin e mbartjes së maskës, kufizimit të lëvizjes dhe masës për gosti të kufizuar. Shuma e paraparë që duhet caktohet nga Sekretariati Ligjvënës në bashkëpunim me Këshillin e Inspektorëve, Ministrinë e Shëndetësisë, policinë dhe Qeverinë duhet përfshirë në nenin 66 të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Dispozitat kundërvajtëse të këtij ligji parashikojnë gjoba nga 5.000 deri në 50.000 euro për subjektet, ndërsa 300-650 euro për personat fizik. Gjobat e deritanishme të shqiptuara për mos respektimin e masave anti-Kovid janë bazuar në dekretet e Qeverisë të sjella gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të cilat kishin fuqinë e ligjit. Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse mund të miratohen ne procedurë urgjente të paraparë me nenin 167 dhe 168 të rregullores së Kuvendit e cila kushtëzon miratimin e ligjit pa diskutim.

Deri në miratimin e këtyre ndryshimeve, masat e sjella në Qeveri nuk do të jenë në fuqi.

Postime të ngjashme

Azeski: Pjesëmarrja e arsimit në Buxhet të rritet prej 3,5 në 5 për qind

T E

Mos punimi të dielën do të shkaktojë humbje financiare, si dhe vende të punës

R Zh

Izet Mexhiti tërhiqet nga pozita koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së

T E

Ramazani sërish në orë policore?!

T E

Shkaku i Bullgarisë, Shqipëria le pas Maqedoninë e V. në rrugën drejtë BE-së

R Zh

Nuk janë paraparë masa të reja për kafiteritë, por nuk përjashtohet asgjë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...