Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Masat e reja/ Nga sot deri 25 shkurt Shqipëria mbyllet që në orën 20:00!

Nga sot, Shqipëria do të mbyllet gjatë fashës orare 20:00-06:00 për dy javë rresht, deri në datën 25 shkurt.

Një vendim i tillë vlen për lëvizjen e njerëzve, por edhe për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksion.  Qytetarët nuk do të mund të qarkullojnë më në rrugë pa një leje të posaçme apo pa maskën e vënë që është e detyrueshme.

Pas universiteteve, Komiteti i Ekspertëve ka marrë vendimin që të mbyllë edhe shkollat e mesme në ato qytete ku shkalla e infeksionit është më e lartë. Kështu, gjimnazistët në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamzë do t’i zhvillojnë orët e mësimit online. Nga kjo skemë, ndryshe nga ç’është vepruar më herët, nuk janë përjashtuar as maturantët.

Më herët mësimi në shkollat e mesme është zhvilluar i alternuar, por tashmë të gjithë gjimnazistët e zonave të rrezikuara kalojnë online, bashkë me maturantët.

Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme tha se të gjithë duhet t’i respektojnë këto masa, përfshirë këtu edhe partitë politike, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim. Masat do të qëndrojnë në fuqi deri më 25 shkurt, 2 javë shumë të rëndësishme i ka cilësuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi në varësi të tyre do të vlerësohet nëse do të ketë lehtësim ose jo në vijim.

Postime të ngjashme

1 vit që u nda nga jeta Aneta, dedikimi prekës i kryeministrit Rama

D V

Manastirliu: Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv +18vjeç, paraqituni me kartën e identitetit për të kryer vaksinën ndaj COVID

D V

I nxehti vijon të dominojë vendin, ja si variojnë temperaturat sot

D V

Kthehen në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri

D V

Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

D V

Situata e zjarreve në vend, zv.ministrja e Mbrojtjes nga Ksamili: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...