Masat ndaj Kosovës, Stano: Raporti i Borrellit ende po finalizohet

nga D V

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është deklaruar sot lidhur me raportin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell në lidhje me masat për Kosovën.

Stano tha të martën në një konferencë për media se Borrell është duke e finalizuar raportin rreth hapave që ka ndërmarrë Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.

“Raporti ende po finalizohet”, u shpreh shkurt Stano në një konferencë për media.

Zëdhënësi i BE-së po ashtu u pyet lidhur me ndikimin që do të ketë aksioni i Policisë së Kosovës për konfiskim të dinarëve në një bankë ilegale në veri.

“Masat ishin prezantuar si përgjigje e hapave të pakoordinuar dhe unilaterale që çonin në më shumë përshkallëzim dhe nuk ndihmonin në depërshkallëzim…. çdo gjë që ndodh në terren që ka të ndikim negativ në përpjekjet që çojnë në depërshkallëzim do të merret parasysh dhe do të përfshihet në raport…”, tha tutje ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More