Masat ndaj përçuesve tensionojnë marëdhëniet Kinë – SHBA

nga V.E.

Komuniteti i biznesit i Kinës kundërshton masat nga Shtetet e Bashkuara ndaj eksporteve të gjysmëpërçuesve, tha të mërkurën një zëdhënës i Këshillit të Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (KKPTN).

Komuniteti i biznesit i Kinës kundërshton juridiksionin me krah të gjatë të Shteteve të Bashkuara mbi kompanitë kineze, tha zëdhënësi i KKPTN, në përgjigje të një pyetjeje mbi deklaratën e SHBA në fillim të javës, lidhur me vendosjen e kontrolle më të rrepta për pajisjet e prodhimit të gjysmëpërçuesve dhe eksportet e çipave memorie në Kinë, si edhe shtimin e 136 subjekteve kineze në listën e subjekteve të saj.

Shoqatat industriale kineze shprehën kundërshtim të fortë ndaj masave të fundit të kontrollit të eksportit të gjysmëpërçuesve të Shteteve të Bashkuara. Në deklaratën e bërë ,ata u bënë thirrje kompanive vendase të tregojnë kujdes kur blejnë çipa amerikanë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More