Agjencia Zhurnal.mk

Masat që merr Londra ndaj veturave të vjetra

Në Londër ka nisur zbatimi i pagesës për ndotjen e ajrit. Drejtuesit e makinave të vjetra dhe atyre që krijojnë më shumë ndotje do të duhet të paguajnë për të hyrë në qendër të qytetit.

Përmes një lëvizjeje të tillë, drejtuesit e sistemit të transportit për kryeqytetin britanik shpresojnë të reduktohet numri i automjeteve që ndotin me shumë ajrin e Londrës, nisur nga fakti që kjo pagesa do të prekë rreth 40,000 makina.

Drejtuesve të automjeteve të vjetra do tu duhet të paguajnë tani një taksë të re prej gati 15 eurosh për të hyrë në qendër të kryeqytetit.

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan tha se “është e rëndësishme të avancojmë në betejën tonë kundër ajrit toksik në Londër. Prej këtij ajri, me mijëra banorë të saj po vdesin me shpejt çdo vit”, transmeton “TCH”.

Ata që nuk e paguajnë shumën e kërkuar, do të marrin një gjobë shumë më të rëndë, megjithatë shkelja e parë do të kalohet vetëm me një letër paralajmërimi. Reagimet e njerëzve kanë qenë përgjithësisht, pozitive, përcjell albinfo.ch.

“Reduktimi i trafikut nënkupton ajër të pastër. Kam një djalë 11 vjeç me astmë dhe e di mirë se ndotja e ajrit ia përkeqëson simptomat”, tha Shazia Ali Webber.

“Në një moment na duhet të gjithëve të marrim vendime të vështira dhe jam krenare që Londra po merr masa serioze”, u shpreh Iris AndreWs.

E ashtuquajtura “zonë e emetimit të ulët” pritet të zgjerohet deri në 2021 edhe në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit. Ajri i ndotur të cilit sipas kryebashkiakut Khan përbën “urgjencë për shëndetin publik”.

Sipas përllogaritjeve, kjo skemë fillestare do të duhet ta reduktojë ndotjen e ajrit me 45 për qind brenda një periudhe dy vjeçare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...