Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MASH bën thirrje për respektimin e masave dhe sjelljes së përgjegjshme edhe jashtë shkollave

Shkup, 9 tetor, zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës i nxit mësuesit dhe nxënësit që në mënyrë konsekuente t’i respektojnë masat e mbrojtjes nga KOVID-19 dhe të veprojnë me përgjegjësi jashtë vendeve të punës dhe të shkollave, duke parandaluar kështu përhapjen e sëmundjes. Potencon se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundjet Infektive merr të gjitha masat, rekomandimet, protokollet, algoritmet dhe kërkon respektimin e tyre të plotë nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

“Protokollet e mbrojtjes nga infeksioni u tregua se funksionojnë nëse të gjithë i përmbahemi masave të përshkruara për mbrojtje. Vazhdimi i mësimdhënies me prani fizike në shkolla do të varet nga sjellja e përgjithshme përgjegjëse”, thekson Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria gjithashtu informon se mësimi në distancë zbatohet me sukses dhe mbi 80 për qind e nxënësve ndjekin mësimet në internet pa ndonjë vështirësi.

Për studentët e tjerë që nuk kanë pajisje ose lidhje në internet, orët mësimore do të transmetohen në Radio dhe Televizionin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa arsimtarët kanë detyrimin të paraqesin materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit për të monitoruar progresin e tyre në përvetësimin e materialit mësimor.

MASH gjithashtu njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe vetëqeverisjet lokale dhe aktualisht po punon në sigurimin e kushteve për funksionimin e duhur të onllajn mësimit.

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...