MASH dhe BZHA rikujtojnë se në rrjedhë është konsultimi publik për programet mësimore të shtyra për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë

nga D V

Shkup, 19 korrik – Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit rikujtojnë se në rrjedhë është  konsultimi publik për programet mësimore  të shtyra nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë, me qëllim që palët e interesuara, veçanërisht mësimdhënësit, të njoftohen  dhe nëse kanë sugjerime dhe propozim zgjidhje për ndryshime të mundshme, të japin mendimin e tyre të argumentuar për përmirësimin e tyre.

Vërejtjet/sugjerimet dhe propozim-zgjidhjet për çdo program mësimor  të caktuar shënohen në  formularin   në vazhdim  dhe  i njejti dërgohet në adresën elektronike për klasën përkatëse: nastavniprogrami7@mon.gov.mknastavniprogrami8@mon.gov.mnastavniprogrami9@mon.gov.mk;

Programet mësimore mund të shkarkohen nga  ueb faqja e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit në pjesën Njoftime/Konsulltim publik.

Formularët e plotësuar mund të dorëzohen më së voni deri më 31 gusht.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në interes të transparencës së procesit, MASH dhe BZHA do të ndajnë sugjerimet e marra ndërsa sublimimi i vëzhgimeve të marra, si dhe aktivitetet e ndërmarra do të prezantohen publikisht.

MASH thekson se programet e reja mësimore  do të zbatohen  me faza, nga viti shkollor  2025/26 në klasën e shtatë, 2026/27 në klasën e tetë dhe në vitin 2027/28 në klasën e nëntë.

“Qeveria e re ka shtyrë zbatimin e Konceptit për arsimin fillor në klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë për vitin shkollor 2024/25 për shkak të reagimeve të opinionit, veçanërisht në lidhje me integrimin e lëndëve të caktuara mësimore, që shkaktoi vështirësi në organizimin dhe realizimin e mësimdhënies. Prandaj, ndryshimet që pasojnë do të krijohen përmes  konsensusit më të gjerë dhe respektimit të mendimit të mësimdhënësve”, theksohet në kumtesën e MASH-it. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More