Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MASh e tërheq librin e gjuhës maqedonase për klasën e gjashtë, për shkak të përmbajtjeve diskriminuese

Zhurnal Ads

Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – Libri i gjuhës maqedonase për klasën e gjashtë, është tërhequr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për shkak të përmbajtjes joadekuate dhe të pabarazisë, siç është vlerësuar në opinion.

Sot në disa mediume u publikua një tekst me titull “Tre këshilla të mira”, që është pjesë e librit të gjuhës maqedonase për klasat e gjashta, ndërsa pati reagime të shumta në opinion.

Në këtë pjesë të librit, ku qëllimi siç shihet qëllimi është të jepen këshilla të mira thuhet: “Pas një kohe fshatari u grind me gruan dhe e mori sëpatën për ta ther, por menjëherë iu kujtua këshilla: Kur të nervozohesh, numëro deri në 15, pastaj vepro atë që e ke menduar”.

Ky është një fragment që është nxjerrë nga teksti, si tregim popullor që tregohet për një fshatar, i cili me tre mjete të punës ka blerë tre këshilla.

Kjo nuk është hera e parë që në librat shkollor të gjenden shembuj dhe tekste, të cilët mund të ndikojnë negativisht në arsimin e fëmijëve.

“Në këtë libër janë konstatuar tekste diskriminuese, por edhe mostra të cilat e përforcojnë pabarazinë gjinore. Janë konfirmuar një numër i madh i lëshimeve dhe gabimeve, por edhe mosrespektim të normës standarde maqedonase”, kumtoi MASH, duke shtuar se vazhdon me procese të fuqishme reformuese në arsim dhe me sigurimin e materialeve cilësore dhe bashkëkohore për nxënësit dhe mësimdhënësit.

MASH informon se është në vijim përgatitja e Ligjit tërësisht të ri për nxënësit me të cilin do të tejkalohen mangësitë në këtë segment të arsimit.

Libri i gjuhës maqedonase për klasën e gjashtë është nën autorësin e Snezhana Vellkova dhe Sonja Jovanovska dhe është miratuar në vitin 2011, ndërsa është propozuar me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës edhe për vitin 2020.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dokumentar: Çfarë është NATO?

Z H

Historiani bullgar: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është gabim i madh

Z H

1905 raste aktive me Covid, situata është stabile

Z H

Kuvendi miratoi Ligjin për huamarrje nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim

T E

VMRO-DPMNE: Zaev vrapon pas çmimeve, ndërsa Filipçe varros 40 qytetarë për një ditë

E.E.

Maqedoni: 1 janari ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...