Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

MASH-i planifikon arritjen e digjitalizimit në arsimin e lartë deri në vitin 2027

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke punuar në planin mbi strategjinë e digjitalizimit në arsimin e lartë për periudhën 2021-2027.

Ministri në Ramë Likaj shtoi se për vitin 2021 janë paraparë shumë projekte, duke filluar nga përfshirja e fëmijëve në arsimit parashkollor, parauniversitar dhe atë të lartë.

Likaj tha se janë duke u ndërtuar edhe shumë institucione të reja nga fondi qeveritar, në mënyrë që të ndihmojnë qasjen e fëmijëve dhe arritjen e tyre në shkolla.

“Për vitin 2021 ka projekte shumë. E kemi gjithpërfshirjen, pastaj përfshirjen e fëmijëve në arsimin parashkollor, i cili është një prej prioriteteve që ka Qeveria e Kosovës. Janë ndërtuar shumë institucione të reja dhe janë duke u ndërtuar me fonde të qeverisë dhe ka projekte që e ndihmojnë qasjen e fëmijëve dhe arritjen e tyre në arsimin parashkollor.

Ndërsa në arsimin para universitar ka projekte në fushën e trajnimit të mësimdhënësve dhe në fushën e mësimit profesional. Ndërsa në arsimin e lartë jemi duke punuar në aspektin e legjislacionit dhe ndërtimin strategjisë së re që është plani 2021-2027 strategjia mbi digjitalizimin në arsim.

Ne shpresojmë të ketë përmirësime dhe jemi duke punuar në atë drejtim dhe jemi duke u munduar të sigurojmë infrastrukturë më të mirë edhe tekste shkollore më të mira dhe trajnim adekuat të mësimdhënësve”, u shpreh ai.

Ndërsa, sa i përket testit të arritshmërisë dhe maturës, Likaj tha ka një progres të tekstet mësimore të cilat janë duke u rishikuar nga Këshilli Shtetëror i Maturës.

“Përgatitjet bëhen të zakonshme. Arsimtarët janë duke u trajnuar në vazhdimësi edhe projektet të cilat e kanë përkrahur këtë edhe donatorët dhe partnerët janë duke punuar për testin e arritshmërisë dhe maturës.

Kemi një progres të tekstet mësimore janë duke u rishikuar dhe tash është një Këshill Shtetëror i Maturës, i cili do t’i marrë hapat në vazhdim. Nxënësit do t’i kthehen mësimit dhe do të normalizohet gjithçka”, u shpreh ai. /EO

Postime të ngjashme

Kërkohet të mos ketë shtyrje të testit të arritshmërisë dhe maturës

T E

17 deputetët që kanë fituar më së shumti legjislatura

T E

Vdes nga Coronavirusi peshkopi Atanasija

T E

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kosovës

T E

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...