Maqedoni

MASH: Me ndryshimet ligjore mundësohet zhvillim i papenguar i mësimit edhe në rrethana të jashtëzakonshme

Zhurnal Ads

Shkup, 22 shtator, zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e përshëndet miratimin e ndryshimeve në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm, të cilat mundësojnë organizimin e qetë të mësimdhënies edhe në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme.

Me ndryshimet ligjore, të miratuara nga Parlamenti dje, për herë të parë në vend mundësohen përjashtime nga procesi i rregullt arsimor në rastet kur ka një krizë, epidemi, zjarre, përmbytje ose katastrofa të tjera të mëdha natyrore.

Përjashtimet bëhen në lidhje me fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor, gjegjësisht viti shkollor mund të fillojë dhe të mbarojë në një kohë të ndryshme nga koha kur fillon zakonisht, për çka do të vendos Qeveria.

“Në kushte të jashtëzakonshme, me këto ndryshime ligjore, mësimi në shkollën fillore dhe të mesme do të mund të organizohet me praninë fizike të nxënësve, ose në distancë duke përdorur mjete elektronike të komunikimit. Sipas ndryshimeve në ligje, organizimi i klasave me prani fizike të nxënësve do të jetë i mundur vetëm nëse kriteret dhe kushtet plotësohen në përputhje me protokollet dhe planin për mësimin e shkollave fillore dhe të mesme”, të miratuar nga Qeveria, sqarojnë nga MASH.

Ndryshimet në dy ligjet parashikojnë që ora të zgjasë më pak se 40 minuta, për mbrojtje më të madhe të nxënësve që do të ndjekin mësimet me prani fizike, dhe mundësinë e uljes së ditëve të shkollës nga 180 në të paktën 100.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se ndryshimet ligjore u përgatitën në bazë të studimeve nga organizata ndërkombëtare si Organizatat Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (IFCR) dhe kërkimet në lidhje me KOVID-19 .

Për një fillim të suksesshëm të vitit shkollor, miratohen protokollet dhe plani, sipas të cilit janë në proces përgatitjet në shkollat ​​fillore dhe të mesme për fillimin e mësimdhënies nga 1 tetori.

Postime të ngjashme

VMRO-DPMNE: Filipçe në vend që të shpëtojë jetë, ai publikon parodi dhe video me papagall

XH,I

Xhaferi realizoi takim me Ambasadorin rus Bazdnikin

XH,I

Vazhdon gjykimi për aktoren Silvija Stojanovska

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...