MASH: Nxënësit do t’i kenë të gjitha tekstet para fillimit të vitit të ri shkollor

nga D V

Shkup, 29 maj – Në rrjedhë është dorëzimi i të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025. Procesi do të rrumbullaksohet në fillim të muajit qershor, në mënyrë që nxënësit të kenë në kohë tekstet shkollore të nevojshme, para fillimit të vitit të ri shkollor, informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Procedura për shtypjen e teksteve të reja shkollore ka filluar dy javë më parë, ndërsa çdo shkollë do të marrë tirazhin e kërkuar përmes aplikacionit të posaçëm elektronik të Ministrisë.

“Çështjen e teksteve të reja shkollore e zgjidhëm në mënyrë sistematike dhe afatgjate. Në ndërkohë, MASH-i së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në përpilimin e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore, sepse është një nga kushtet themelore për edukim cilësor, përkatësisht në procesin edukativo-arsimor”, porosisin nga MASH-i.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More